Reagimi i Nik Gjeloshaj ndaj Luigj Shkrelit
Mbrëm në Ulqin mes tjerash kamë pohuar: asnjë votë për PDS-në, asnjë votë për Halil Dukoviqin dhe Luigj Shkrelen që votuan kundër që Malësia ta fitoj Komunën. E kamë thënë dhe do e them gjithmonë, kjo është e vërtet dhe këtë gjë e din çdo qytetar i Malit të Zi.
Reagimi i sotem i Luigj Shkrelit, jo vetëm se më ka habit, por e them publikisht që duhet ti vij turp nga veprimi i tij.
Në një situatë që duhet ta shfrytëzonte për reflektim, me shpifje të nivelit kaq të ulët, mundohet të arsyetojë veprimet e tija, që kanë qenë totalisht në kundershtim me interesat e popullit shqiptar në Mal të Zi.
Populli shqiptarë në Mal të Zi shumë mirë e din se çfarë dhe si ka vepruar Luigji dhe partia e tij për shqiptarët në trojet e veta autoktone.
Unë nuk jam shpifur, siç bëni ju, kam ftuar qytetarët të votojnë listën më të fuqishme shqiptare, atë që do i mbroj interesat e shqiptarëve në mënyrën më të duhur, listën e cila do punojë në të mirë të qytetarëve shqiptar. Lista e cila në ndryshim nga ti e partia jote, nuk do votoj kurrë kundër zhvillimit të Malësisë, nuk do votoj kurrë kundër interesave të qytetarëve të Ulqinit, duke filluar nga hoteleria që kini shkatrruar e devastuar ju me mentorët tu në Podgoricë. Ne kurrë nuk do ta përkrahim ligjin për të mirat detare që diskriminon Ulqinin, kurrë nuk do të përkrahim uzurpimin e tokave shqiptare nga Valdanosi, Shipshaniku, Plava e Gucia. Kurrë nuk do të përkrahim shkatërrimin e kripores, sikur ju e partia juaj, nuk do votojmë kurrë kundër shqiptarëve të Plavës, Gucisë, Rozhajës, Krajës…
Kurrë nuk do të votojmë kundër interesave shqiptare, por do jemi aty për ti mbrojtur me punë dhe dinjitet.
Edhe pse do të kisha shumë për të thënë për ty, unë nuk do të merrem kurrë me ty Luigj, sepse ti nuk meriton, e as nuk do të ulem në nivelin tend. Ti dhe mënyra jote e shprehjes, në munges të argumneteve, tregojnë më së miri personalitetin tënd si njeri në rend të parë, e më pas edhe si politikan!
NGj