Nika: Një pyetje zgjedhore: Mirë apo keq është puna ?!!
Çfarë tha hoxha ke të votojmë në këto zgjedhje?
Me që tubimi në xhami i kësaj të premteje i ra të bëhej shumë pak kohë para zgjedhjeve –pati edhe nga hoxhallarët që si duket u përkujdesen për të udhëzuar xhematin e vet se kah duhet t’ia mbajë kësaj here me votë. Kështu edhe predikimi (vasi) sot u bë rreth faktit se si duhet të sillet myslimani gjatë procesit të votimit kur jeton si pakicë në një vend jo mysliman- si puna jonë këtu në Ulqin?! Kjo sipas neve ishte rasti i parë që hoxha të përkrahë dike publikisht në tubimin e të premtes haptas në fushatë ..?!
Andaj edhe pyetja me të drejtë nga ne shtrohet: mirë apo keq është puna…?!!
Sipas Hoxhës- shumica e dijetarëve islamë, ndajnë mendimin se besimtarët , në situatën kur janë pakicë … , duhet të votojnë ata njerëz- parti të cilët thërrasin në të mirë dhe ndalojnë nga e keqja ( si të mesëm…) për të cilët mendohet se nesër do e çojnë vendin kah e mira.
Shumë punë e ngatërruar …?!
Shumë punë e ngatërruar kjo për të konkretizuar se çka është mirë dhe çaka është keq të votohet .
Ai duke u munduar të konkretizojë çështjen shtoi se “ myslimanet në këtë vend janë shumë mirë dhe bile duhet të krenohen para vendeve tjera në Ballkan , kur shohim se lirisht po përdorim shaminë në vende publike dhe ata i sheh kudo , si në spital shkollë , komunë etj.”
Pasi dekretin për lejimin e hixhabit- mbulesës , e nxori qeveria e Gjukanoviqit , dhe të cilës nuk pamë se i ndenjën prapa ( komunistat- partitë nacionale), që “harruan” të paktën të përshëndesin aktin , vetvetiu lë të kuptohet qartë nga falënderimi i hoxhës se në cilin mulli duhet të shkojë uji..?!!
Mirëpo edhe kjo përmendje metaforike e shamisë, po duket disa i qiti në siklet sepse nuk e morën vesh qartë hoxhën , duke kujtuar se kur u përmend shamia ish fjala te flamuri shqiptar …. Deri sa nuk u bindën që “ shamija kombëtare..” ende nuk lejohet të çohet në institucionet publike shtetërore në Ulqin….?!
Ah sa mirë do kish qenë sikur hoxhallarët tanë të ftonin popullin shqiptar ë të votojnë partitë shqiptare– ashtu siç bëjnë popat serbë kur nisin mesazhe të qarta popullit ortodoks (Frontit) se duhet të votojnë si besimtarë listën serbe. …?!!
Me gjithë atë me sa duket “arrat “ sipas hoxhës kësaj radhe i mori Milloja…?!!
Themi shumë punë e ngatërruar kjo sipas islamit , duke mos u lodhur se ku e kemi lexuar në islam , po themi që na është e regjistruar në kokë se perëndia ka thënë që “ Ne u ndëshkojmë nga qielli, poshtë këmbëve tuaja ose iu ndajmë në grupe shoqërore(parti) ..” dhe po shtojmë mbysim njëri tjetrin me dorën e vet.
Pasi termetin ( ndëshkimin poshtë këmbëve) e përjetuam dhe me ndarjen në grupe shoqërore –luftën e mbaruam : O Zot , bënë që përsëri ndëshkimi i radhës të jetë poshtë këmbëve ose grupet shoqërore( shumë parti me lufta , por jo nga qielli – AMEN…?!!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„