Nika: Kujdes kjo nuk është film edhe pse jemi film…?!!
Kujdes kjo nuk është film edhe pse jemi film…?!!
( një vështrim rreth simpoziumit të mbajtur në Kala…)
Interesantë kjo puna jonë në Ulqin, tash sa kohë po mundohem të gjejë njerëz që nuk janë “ ekspertë” të te gjitha punëve ,por këtu te ne nuk po i gjejë. Ne si duket u bëmë të gjithë eksperta…?!
E ne , e di fare mirë që nuk jemi Egjipt, ku në aeroportin e Kajros, shohim që sapo arrin të pret parulla : Mirë se vini, kështu si ti kemi mjaft…?! Me sa duket kjo ka kuptimin , nëse je i urtë e shkencëtar në Egjipt kemi sa të duash, po edhe nëse je kastravec e budall… , përsëri kemi sa të duash…?!!
Kur lexuam lajmin se: Në Ulqinit u hap Simpoziumi Shkencor Mbrojtja dhe Konservimi i Qëndrueshëm i Qytetit të Vjetër….” si fryt bashkëpunimi mes Komunës së Ulqinit dhe Fondacionit Kulturor Shqiptaro-Amerikan, me partnerë tjerë lokalë..”, na lindi kërshëria të pyesim : Kush thua se ishin dhe nga ishin shkencëtarët dhe akademikët e tubuar për arkeologji në Ulqin, kur as vetë shteti i Malit të Zi, nuk ka arritur të ketë një institucion të kësaj fushe – fakultet arkeologjie..?!!
Pasi shteti e ka të miratuar ligjin për punë krijuese të pavarur e hulumtime shkencore të individëve të dalluar i cili u njeh të drejtën e hulumtimit të pavarur personave të këtillë -qysh në kohën e Enverit , mendova se në mungesë të tyre mund të jenë të ftuar nga Shqipëria akademikë të shtetit amë. Sepse fundi i fundit edhe sikur Kalaja e Ulqinit , të mos dominohej nga shqiptarët ose të mos administrohej nga shqiptarët , studiuesve shqiptarë u takonte gjithsesi të ishin në simpozium , pasi Ulqini është kontakt zonë arkeologjike iliro-shqiptare.
Mos të harrojmë edhe faktin që në këtë punë nuk ka improvizime kulturore dhe trillime shkencore kur dihet mirëfilli se rreth origjinës së Ulqinit, aktualisht kemi të bëjmë me teorinë aktuale e të pa argumentuar të kontiunitetit (lidhshmërisë) iliro- shqiptare të qytetit të Ulqinit –si kulturë autoktone, dhe teorinë tjetër sllave që e mohon këtë origjinë…?!
Andaj – sipas neve , simpoziumi i cekur pa një meritum të duhur di të provokojë shkëputjen e kontiunitetit të diskutueshëm të mundshëm me lënien e hapësirës së lirë të gjuajtjes së teorisë tjetër sllave se shqiptarët nuk janë me origjinë ilire, por një grup njerëzish që historikisht lidheshin ngushtë me një rrip toke në luginën e lumit Mat…?!! Pra nëse krijimi i shtetit nënkupton edhe pasjen e të drejtës historike në truall ( duke jetuar një kohë të gjatë në te), vërejmë që nisur nga ky fakt , as Rusia dikur , nuk ishte kundër ekzistimit të një mini shteti (xhuxh) shqiptar që nuk i kalonte kufijtë e cekur…?!!
Ndërsa kujtojmë se në anën tjetër , mbretëria e karagjorgjeviqëve pengoi me dekret lëvizjen ilire “ Ilirski Pokret” e cila kroatëve dhe territorit të saj iu mohonte origjinën sllave . Kështu ishin punët dikur dhe unë nuk jam duke parë që kanë ndryshuar as sot. Prandaj duke u marrë vetëm me anën formale vërejmë se struktura e të ftuarve lë shumë për të dëshiruar , për të mos thënë më tmerron për një simpozium …?!
Çudia e strukturës së të ftuarve
Edhe pse ishin thirr shqiptarë, serb e malazez, turq “ çerkez manoilla zez..”, mësuam që nuk ishin ftuar as arkeologë vendas( që nuk kemi shumë..), e as njerëz tjerë të liçensuar për predikim(vas) në këtë punë- si prifti apo hoxha, por ashtu futja kot..?! Pra, si tha njëri “ ndaç shikoje me atë me xham , ndaç me atë pa xham, përsëri puna më dilte asnji san…?!
Më qartë duam të themi, mungoi ftesa për institutin arkeologjik të Tiranës , me të punësuar mbi 50 vetë të nivelit akademikë, në fushën e arkeologjisë, plus ata të agjencisë për punë arkeologjike dhe ata të departamentit arkeologjik të Universitetit të Tiranës e kështu me radhë.
Pa marrë parasysh qëllimin e mirë komuna nuk guxon të lëshohet në këso avanturash të donkishotizmit i cili çuditërisht na pëlqen edhe pse nuk bënë.
Më habitë dhe njëkohësisht më tmerron indiferenca intelektuale që heshtë dhe përkrahë në heshtje fenomenin duke i thënë gjithë kujt “ puna e mbarë..”?!
Kujdes kjo nuk është film edhe pse JEMI film..?!!
Po duket se kolektivisht e paskemi harruar atë populloren që thotë : Nuk i ka hije shala magjarit…?!!