Formular edhe në gjuhën shqipe në zgjedhjet e 8 Nëntorit në Nju Jork – Video
Asamblisti i Shtetit të New Yorkut Mark Gjonaj njofton se Formularët e Regjistrimit për Zgjedhje në Qytetin e New Yorkut, mund të gjenden në gjuhet Shqipe, Italiane, Greke, Polake, Tagalog dhe Yidish.
6 Tetor, 2016, New York – Ndoshta kjo është edhe një nga arritjet më të mëdha të shqiptarëve të Nju Jorkut. Zyra e Asamblistit të parë shqiptare në Asamblenë e shtetit të Neë Yorkut, ka shpërndarë sot një press releasin, ku njofton komunitetin shqiptare se formularët e votimit për herë të parë në historinë e emigracionit do të jenë edhe në gjuhën tonë shqipe.
Zyra e asamblistit shqiptar në Nju Joek, theksoje se sot Asamblisti i Shtetit të New Yorkut Mark Gjonaj, njoftoi se tashme Formularët e Regjistrimit për Zgjedhje në Qytetin e New Yorkut, mund të gjenden në gjuhën Shqipe dhe në pesë gjuhë të tjera. Kjo është pjesë e një iniciative të gjerë për të rritur dhe forcuar mundësinë e përfshirjes në procesin e votimit në qytetin e New Yorkut.
“Barriera e gjuhës ka qenë pengese për shumë qytetare të New Yokut dhe jam i gëzuar që qyteti i New Yorkut ka ndërmarrë hapa qe demokracia të jetë gjithëpërfshirëse. Kjo ka qenë një nga prioritete e mia që kur jam zgjedhur, që të punoj qe zërat e të gjithë komuniteteve të dëgjohen dhe te sigurojmë që ata të kuptojnë më mirëprocesin e votimit dhe zgjerimin e pjesëmarrjes në zgjedhje, diçka me shume me rendësi për demokracinë tonë,” tha Asamblisti Mark Gjonaj.
“New Yorku është një qytet i përberë nga shume emigrante. Ketë Nëntor, këto komunitete, që e bëjnë ketë qytet kaq të larmishëm, do të kenë fuqinë që zëri i tyre të dëgjohet,” tha Kryetari i Bashkisë së New Yorkut Bill de Blasio. ” Ky lajm shënon dhe fillimin e përmbushjes te premtimit tonë që çdo qytetar i qytetit të New Yorkut mund te marre pjese ne votime dhe të jete pjesë e demokracisë Amerikane.”
Qe nga Korriku, formularët e regjistrimit mund të gjenden në gjuhet Ruse, Urdu, Kreole, Frënge, dhe Arabe, bashkangjitur gjuhëve fillestare Anglisht, Spanjisht, Kineze, Koreane dhe Bangla. Këto formularë mund te gjenden në ketë link www.nyccfb.info.
“Dua t’ju inkurajoj të gjithëve, të përdorni te drejtën tuaj për te votuar. Mundësia e krijuar qe formularët të regjistrimit për zgjedhje të mundësohen në gjashte gjuhet e reja, mënjanon pengesat dhe e bën demokracinë e këtij qyteti me funksionale për të gjithë. Shpresoj ta ndani këtë lajm me familjet dhe shoqërinë tuaj me mesazhin qe vota juaj mund te beje ndryshime.” tha Asamblisti Mark Gjonaj.
Për tu regjistruar për te votuar, ju lutem vizitoni ketë linkhttp://vote.nyc.ny.us/html/voters/register.shtml.
Ka ende kohe për tu regjistruar për te votuar ne zgjedhjet e ardhshme presidenciale ne 8 Nëntor, 2016. Formularët e reja te Regjistrimit për Zgjedhje duhet te pranohen deri me 14 Tetor, 2016. Për me shume informacion, ju lutem kontaktoni zyrën tonë ne telefonin 718-409-0109 ose ne emailin GjonajM@nyassembly.gov.