Nika: Këta nuk janë deputetë, por janë vaj medet – Berisha …?!
Vetëm kur pashë listat zgjedhore të emrave që garojnë si “ të zgjedhurit e shqiptareve ” – me mundësi të hyrjes në maje të piramidës e kuptova drejtë më duket hallin e Berishës , kur tha: Këta nuk janë deputetë , por janë vaj medet..?! Me siguri, fjalën e kish te injoranca shkollore profesionale e deputetëve që kishin hyrë në “ Shtëpinë e Shenjtë- Panteonin e Dijes- PARLAMENT”. Ndërsa tjetër ,dua të shtoj këtu, që gjithashtu sot më duket se po e kuptoj edhe Qosen , pse shkroi “ Panteoni i Rralluar..”…?!!
I këtij mendimi ish edhe një mik imi , i cili bile më tha haptas, se ai për vete habitej , që si ishte e mundur tu kishte shkuar ndër mend, që bëjnë për deputetë….?!
Një histori e shkurtër e pushtetit hyjnor dhe tokësor
Pasi pushteti ,shihet se është sekret dhe enigmatik, nga të lashtët trashëguam metodën që njerëzit e tij , gjithherë t’i fshihnin , pas një shifre meritore nga frika e përmendjes së shpeshtë të tyre . Por vetë përzgjodha , të bëjë përjashtim ..?!
Sipas popujve të lashtë , ishte Zoti Ai, që krijoi gjithësinë, dhe i ra të ishte i pari- si emër duke u nënkuptuar me shkronjën A. Bile deri në kohën e shkrimit arab, A-ja po thuajse nuk shkruhej fare sepse nënkuptohej…?! Zoti – Zeusi( Zot-o s) duke u identifikuar me A (alfa) besohej të rrinte diku në qiell ,dhe për këtë – qielli quhej AN. Kurse këta të tokës – që binin si të zgjedhur nga Zoti, hebraisht u quajtën edhe Ana në kuptimin – Zoti më do vetëm mua…?!
Herën e fundit , ishin serbët , ata që menduan ngjashëm dhe veten e quajtën “nebeski narod..- të rënë nga qielli . Punë të cilës ia pamë të gjithë sherrin derisa nuk u bindën, përjashtuar ata të thënies së sodit: MI ili ON.., që vazhdojnë me bindjen e cekur, por për këtë në shkrimin e radhës.?!
I dyti me B (beta) ishte engjëlli si banor i qiellit , kurse heroi – profetët ishin ndërzim i atij të qiellit *engjëllit me gra vdektare , nga të cilat lindnin heronjtë- të zgjedhurit ( ne po themi deputetët ..)?!
Por që edhe këtyre (perandorëve- po themi deputetëve…), u besohej me kusht të shpalljes së mrekullisë për një afat të caktuar ..?!Dhe kohën e daljes së mrekullisë që pritej – brenda mandatit , iu llogarisnin për së mbrapshtit. Nëse nuk ndodhte mrekullia – brenda afatit , i për zënin nga pushteti. Kështu puna vazhdoi deri me ardhjen e Krishtit- Koha e Re.. , ku dihet që nuk do të ketë më të dërguar…. dhe koha- mandati vazhdon të njehet si sot .
Sot i bie jemi në vitin 2016 – pas Krishtit dhe zgjedhja na është lënë edhe neve vdekatarëve( shqiptarëve)?! Ndërsa të tre besimet monoteiste , secili në formën e vet, ruan vetëdijen e ardhjes së tij- pushtetit qiellor , që do vërë pushtetin e së drejtës në tokë..?! E ne duke mos i ikur temës vazhdojmë:
Më vonë shohim që sipas parimit latin , bota e fjalëve -emrave , të bëhet edhe bota e shifrave( numrave) dhe A- ja , bëhet njësh(1), B-ja , bëhet 2 e kështu me radhë..?!!
Si reminishencë e të së kaluarës së pushtetit qiellor ,shihet se edhe ky i sodit- tokësori jonë , edhe pse nuk është i rënë nga qielli, shohim ta emitojë atë dhe është sekret- enigmatik, i fshehur , pas një shifre meritore, si 01/ 02 etj….?!
Dhe tashti – apo afrohet koha- qameti …?!
Pasi tashmë , po jetojmë kohën , kur perëndia nuk na zbret më prijës nga banorët e qiellit për të na sunduar ata . Atëherë na takon neve t’i zgjedhim prijësit tanë , të cilës siç po shohim – shpesh nuk po ia qëllojmë..?!
– Dhe pasi ky proces aktual zgjedhor “ i dështuar” po lidhet mbase me të drejtë me agjërimin do kishim për të shtuar atë kur e pyetën njëherë profetin e islamit që ish edhe i parë i shtetit, se : Kur do bëhet qameti dhe ai u përgjigj, kuptohet me fjalët e Zotit: “…Priteni atë , kur punëve të rëndësishme dhe me përgjegjësi të shtetit tu dalin zot të pa dijshmit….”?!!
Me theks të veçantë që të jenë aktivë në këtë “ kohë të arritur”, me fjalët , se : “ Koha është shpatë dhe nëse ti nuk e pret , të pret ajo ty…”?!
Për argumentim …., po duket edhe në fenë(mitologjinë ) greke, ku Zeusi, si kryezot e që del edhe si Zot-os, ishte edhe i biri i Kronosit- Kohës. Ku ky i fundit, nga frika e marrjes së pushtetit nga i biri, deshi ta vras që në foshnjëri atë?! Por Zeusin , e shpëtoi e ëma vet duke e fshehur diku në Mal?! Dhe kur u rrit , ai e vrau vetë babanë – Kronos.
Pra , po të kishim dy kohë- mund të vazhdonim me agjërim, pse jo….?!!Por jo , me agjërim përgatitemi për kohën tjetër ( të një pushteti tjetër e të amshuar) e jo për këtë të injorantëve…?!!
Prandaj duam të themi , që pritja tash nuk duhet të jetë pasive me agjërim- me mos dalje, por aktive duke votuar kundër dhe me anulim…?!!!
Kjo si duket , është zgjedhja më e mirë , arsyet janë të shumta..?!!
Fitorja ose humbja, aktualisht , llogaritën , në bazë të votave të fituara nga të dalat e jo nga abstenimi, i cili dihet se tërthorazi i shkon në favor partisë më të madhe…?!!
Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin
Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin
Telefon-i: 068 264 122
Email-i : muhamet-nika@hotmail.com
Albanski jezik- prof. Albanskog jezika
Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„