Nika: Për gjatë shtatit qirilica – tash po shoh si është cicmica ?!!
Shkruan Muhamet Nika
Edhe DPS –së po i avullohen votuesit…?!!
Është e vërtetë që këto zgjedhje dallojnë shumë prej zgjedhjeve të mëparshme nëse jo për gjë tjetër , atëherë për interesim të rënë të qytetarëve për pjesë marrje në promovime .
Kjo ndodhë kur është në pyetje prezenca e popullit , ndërsa kur është në pyetje politika- shohim që udhëheqësit më të lartë të zbresin në nivel të zgjedhësve duke shkuar kudo. Për shembull në Anë të Malit, si një zonë – deri dje bastion i partive nacionale e vizituan : Pajeviq, Krivokapiq dhe në fund Gjukanoviq..?!
Bile rasti më qesharak , i sigurimit të kuorumit, për opinion ishte , kur Loro Ndrekiq , në promovimin e shtëpisë së kulturës- për MILLON , kish angazhuar edhe do mysafirë polakë si turist të tij?! Të gjorët , kishin kujtuar se Loroja , po i çonte në një shfaqe…?!!! Ndërsa në fshatin Selitë- vendlindja e Fatmir Gjekës, për të siguruar kvorum , kish dalë edhe vetë Gjeka ta presë- bashkë me Amir Hollin…?!
Po edhe Forca sikur thotë që ullishtarët kanë frikë të dalin në protestë para zgjedhjeve…?!
Ndërsa kur është frika ( e ullishtarëve)në pyetje , ne themi të vërtetën që nuk i njohim kështu….Duke mos llogaritur këtu në dhjetëra tubime për ullishtë – madje duke thyer edhe vetë kapinë e Valdanosit. Se frika nuk qëndron cekim se ne mbajmë mend që i pamë burrërisht të protestonin edhe kundër dhunës në Kosovë në kohë lufte …., kur Millosheviqi i gjallë?!
Shih foto nga protestat e ulqinakëve në Ulqin – para komunës, kundër dhunës në Kosovë, më 8.3 1998..
URA : PËR GJATË SHTATIT QIRILICA : TASH PO SHOH SI ËSHTË CICMICA..?!!
Nga ato pak parti , që arritën të krijojnë disi atmosferë zgjedhore , në sallën e KK Ulqin, na u duk se ishte koalicioni Kluç- me myslimanë shqiptarë dhe pak malazezë si dhe ndonjë serb i hutuar…?! Duke qenë afër sallës, pash që pas bisedave frenetike të folësve disa nga turma e grumbulluar, të hynin mbi tavolina me këmbë mbi ta- dhe sa nuk i thyen ?! Mbase kështu, shprehnin mllefin kundër regjimit, dhe gjithashtu pashë që në dalje , një pjesë e madhe e tyre ishin do minoren gjimnazi- Ku kish edhe shqiptarë. ..?!
Por ajo çfarë më impresionoi , qe fakti që gjatë largimit, në hyrje: një grua rreth të 40 ( mbase aktiviste e lëvizjes ..), iu drejtua atyre , që gati sa nuk i thyen bankat e sallës me fjalët : Momci- svaka vam čast – pa zar imate pravo glasa…?! E në shpinë mbanin sloganin e lëvizjes kluç dhe s’di se si i hartova do vargje në frymën e Fishtes duke shqiptuar : PËR GJATË SHTATIT QIRILICA- TASH PO SHOH ÇKA ËSHTË CICMICA…?!!
Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin
Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin
Telefon-i: 068 264 122
Email-i : muhamet-nika@hotmail.com
Albanski jezik- prof. Albanskog jezika
Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„