Nika: Organizata turistike në shërbim të asimilimit dhe sllavizimit – shih hartën ?!!
Shkruan Muhamet Nika
Kush do që ka kaluar pranë këtij institucioni , ka vënë re se në hyrje të tij është vendosur një hartë muri – demek e shkruar shqip e serbisht NJËKOHËSISHT , që reflekton mesazhe analfabetizmi të qartë në favor të asimilimit të mikro toponimisë shqiptare( emrave të vendeve) në llogari të gjuhës serbe. ..?!!
Mirë e tha dikush detajet janë të rëndësishme , nga detajet del tablloja- piktura…. , dhe ne për tu bindur në këtë , po analizojmë disa detaje të deformimeve të shqipes me natyrshmëri të serbishtes…?!Pra nuk po flasim për gjithë hartën (gabimet e saj që janë skajshmërisht të shumta), por po ndalemi , te shkrimi dhe përkthimi i disa emërtimeve , si për shembull – mikro toponimit Kalaja , i cili serbisht na del si Stari grad( që është punë e tyre se si e quajnë atë..), por ne, në se i rrimë besnikë natyrshmërisë shqipe , atëherë është dashur ta shkruajmë ashtu si e quajnë vendasit, Kalaja – e banorët e saj të quhen KALALI dhe ase si ndryshe?!
Pra kur përkthejmë prej serbishtes shqip, shqiptarëve duhet tu tregojmë se e dimë shqipen e jo serbishten( të shkretën , që e thajmë..)?! – Kjo formë e përkthimit në gjuhësi , ndryshe quhet kalk dhe nuk vlen përkthim i drejt ..?!!
Ecim më tej…., në një vend të caktuar jepet titulli dhe adresa e institucionit që i rri pas , në gjuhën malazeze , që ndoshta është OKEJ…, për të vazhduar me një përkthim vaj halli …, dhe : “ O ku ku o nëna ime dhe nëna e babës…”?! Ku del se gjithashtu përkthimi është bërë sipas “ pravopisit- drejtshkrimit – hala të pa normuar të gjuhës malazeze, pa nevojë dhe në kundërshtim m standardin drejtshkrimor të shqipes , në aplikim qysh në shekullin e kaluar (1974)?!!
Shih për shembull rastin – e shkruar “ e bardhë mbi të zezë “ si në fotografi – emri serbisht karta, përkthehet njëjtë karta dhe jo si e kërkon shqipja harta… ?!
Gjithashtu mbahet lehtë mend , në gjuhën shqipe “ ime i prezime – emri dhe mbiemri “, shkruhen te dyja me shkronja të mëdha dhe jo si në serbisht “ Turistička organizacija – Shqip do duhej të shkruhej “ Organizata Turistike në Ulqin?! E jo kështu si na vjen në fotogrfinë më poshtë:
Pastaj edhe për Bulevar- shqip duhet të thuhet i shqiptuar Bulevardi…?! Nga se shqipja , për dallim prej serbishtes që njeh vetëm formën e shquar të emrave , kjo njeh edhe formën e pa shquar ( bulevard) dhe të shquar (bulevard i )
“ O nëna e nënës time dhe nëna e babës tim…….,” po ku dinë këta more – për drejtshkrim të shqipes dhe Kongres Drejtshkrimor të saj dhe kush mori pjesë si delegat për Ulqin e Tivar- p.sh. mr Ismail Doda…?!
Tjetër, mos kujtoni se këto punë bëhen prej pa dijes , ashtu si mendova dhe vetë, por të gjitha këta kanë një prapavijë të caktuar.
Shih deri ku shkojnë hijet e prapavijës së ndikimit, p.sh edhe emri i qytetit i shkruar në manifestimin folklorik të para do ditëve D olcinium , na del edhe si firmë kafeje – shih në fotografi, kuptohet po themi ( me kusht…) sepse është e drejtë e gjithë kuajt ta quaj si të dojë…, por kur bëhet fjalë për manifestime publike dhe me para të taksa paguesve , atë herë përçudnimet asimiluese nuk mund të propagandohen me para të bashkësisë së qytetit e në kundërshtim me statut të emrit Ulqin ?!
Inshalla forma e emrit D OLCINIUM, nuk dominon edhe nesër në “ simpoziumin shkencor” , me “ ekspertat e Ulqinit “ çka ka tepër mundësi.
Duke dashur t’i vëmë kulmin gjithë kësaj pune , po e mbyllim me konstatimin e drejtorit të organizatës turistike i cili duke folur për numrin e fjetjeve gjatë verës në Ulqin, tha se” në Ulqin pati( kaq ) turist të fjetun..”, o Zot sa shumë po flemë e na pëlqen gjumi …?!!
Një porosi: Harta “ karta” kontestuese turistike duhet doemos të hiqet…?!! Nuk mundet të shkruaj kushdo çka t’i bjerë ndër mend , pa pyetur Kuvendin e Ulqinit për këtë…?!
Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin
Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin
Telefon-i: 068 264 122
Email-i : muhamet-nika@hotmail.com
Albanski jezik- prof. Albanskog jezika
Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„