Murati & Gjoni: Fatmir Gjeka e ka masakruar buxhetin e Ulqinit -Video + Faktet
Publikohen keqpërdorime të mjeteve dhe shkelje të kompetencave të ish kryetarit të Komunës Gjeka
Nënkryetarët e Komunës së Ulqiit Hadixha Gjoni dhe Arjan Murati në një prononcim televiziv publikuan shkeljen e kompetencave dhe dëmin që ish kryetari i ka shkaktuar buxhetit të komunës. Nënkryetarja Gjoni e cila është anëtare e grupit punues , për përcjelljen e punëve të policisë komunale tha se pas telefonatave dhe informatave nga ana e qytetarë për zhvillimin e punimeve në Anë të Malit, komisioni ka dalë në teren dhe ka konstatuar se në pjesën e rrugës ndërkombëtare Ulqin –Sukobinë,përballë restorantit ,,Kristal,, janë hapur gropa për vendosjen e shtyllave të ndriçimit rrugor, ndërsa në lokalitetin Vaqare në fshatin Draginë janë gjetur 30 shtylla me gjatësi 9 metra ,ndërsa në afërsi të këtij lokaliteti janë hapur gropa për vendosjen e shtyllave.
Sipas Z.Gjoni të gjitha këto punime bëhen pa dijeninë e Sekretariatit kompetent dhe Komunës së Ulqinit. Ajo tha se Komuna angazhohet për përmirësimin e infrastrukturës në cdo pjesë të saj por, ato duhet bërë me plan, program dhe në mbikqyrje të shërbimeve kompetente. Në të njëjtën ceshtje foli dhe nënkryetari Murati. Sipas të dhënave që disponojmë tha ai dhe Sekretariatit të cilin e mbikqyr rezulton se këtu kemi të bëjmë me shkelje flagrante të detyrës së ish kryetarit të komunës, me tejkalim të kompetencave dhe me një dëm më se 50 mijë euro Komunës së Ulqinit
Ai sqaroi se dokumentat flasin që ish kryetari pa dijeninë e Sekretariatit për buxhet, duke anashkaluar tenderin dhe dispozita të tjera ligjore ka porositur në SHPK ,,Elektrofer,, 135 shtylla dhe 192 poça elektrik. Për shak të mosshlyerjes së obligimeve këta të fundit blokojnë llogarinë rrjedhëse të Komunës dhe ngrenë shumën e mjeteve. Kjo dhe veprime të ngjashme tha nënkryetari Murati kanë bërë që punëtorët e administratës mos të marin pagat e tyre, mos të paguhen kontributet, mos të financohet sporti, OJQ –të dhe të ngjashme. Ai në fund ftoi organet kompetente që të merren me ketë ceshtje.
Më poshtë është linku i deklaratës së plotë të nënkryetarëve dhe fotografia e shtyllave
Deklaratat e plota mund ti ndiqni në linkun më poshtë: