Nika: Një vështrim rasti “ Përfundoi manifestimi D olcinium International festival..”
Nuk e di nëse e keni dëgjuar ndonjëherë atë punën , e ligjit të fizikës i cili thotë se nga asgjëja mund të dalë vetëm një asgjë dhe kurrë se si të dalë diç?! Jam plotësisht i bindur që edhe nga ky festival nuk mund të dalë asgjë, veç se po –Organizata Turistike , shpenzoi do para të taksa paguesve (ose i keq pëdori mjetet, sipas zakonit të vjetër- deri tash flitet për gjysmë milioni euro ..)?! Manifestimi i cekur në shumë çka po më kujton “ Gjeneral Gramafonin..” – film shqiptar i kohës së pushtimit fashistë– por pa mjeshtrin popullor Halit Beratin…?!! Fjala në këtë film është për një gjeneral italian i cili vjen në Shqipëri , në kohën e pushtimit fashist – gjoja për të incizuar dhe afirmuar muzikën burimore shqiptare – por nga artistët shqiptarë tenton që në incizim të futen rimet italiane duke lejuar vetëm ndonjë këngë të mirëfilltë shqiptare , por edhe atë të tipit : Xhinxhile moj xhinxhile – jepi sisë moj jepi sisë/ jepi sisë jaranit eeee..?!
Dhe vërtetë me të drejtë mbrëmë pata ankthe nate , kur pash se si Gjeneral Gramafoni na qenka çuar lugat në kala të Ulqinit duke i ndërruar edhe vetë emrin ilir DULCINIUM në atë romak ”DO LCINIUM “- shihni me kujdes shkronja D jepet madje edhe e ndarë- “ čisto – španski..“ ?! Ose edhe shumë më keq , ju kujtoj që edhe shoqëria e parë kulturore dhe artistike serbo – malazeze në Ulqinin e pushtuar – pas Lidhjes së Prizrenit, u quajt OCINJSKI, si duket puna kësaj radhe na qenka e paramenduar jo nga një , po nga dy apo disa gjeneralë…?!!
Shkrimi as se si nuk nënkupton një “ merzi” e urrejtje ndaj folklorit të vendeve pjesëmarrës , veçse po themi , dhe me këtë po e përfundojmë, që në Kosovë, kur një “ çaporri të ujqërve” , u prin një qen i thonë , po kalon një “çaporr qensh”…?! Ndërsa kur një “çaporri të qenve “ u prin vetëm një ujk, i thonë se po kalon një “Çaporr ujqërish” …?!!
Dhe desh harrova të them , por kjo puna e çaporrave…, po më kujton skenat me qentë e qytetit të cilët gjatë gjithë verës sulmuan turistët- mbase komuna (organizata turistike) do kish qenë më mirë të ndërtojë një azil qensh , se u bëmë dhe na bëtë rezilë more aman …?!!!
Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin
Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin
Telefon-i: 068 264 122
Email-i : muhamet-nika@hotmail.com
Albanski jezik- prof. Albanskog jezika
Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„