Nika: Edhe DPS-i e di se në Ulqin ka luajtur puna….?”
Shkruan Muhamet Nika
Në se deri në zgjedhjet e kaluara regjistrin zgjedhor në komunë e bënte vetë komuna- shqiptarët , me ligjin e ri këtë punë , tashmë e bënë policia-shteti. Por për këtë , partitë shqiptare as reaguan dhe as njoftuan për situatën e re. Shumica e votuesve këtë do ta marrë vesh tepër vonë se nuk voton aty ku kishin votuar më parë dhe që u duhet të vrapojnë e të gjejnë vet vend votimin e ri…?!
Kësaj i thonë – nëse nuk më ka luajtur: Ta kallëzoj me gisht nuk e din çka isht…?!
Unë nuk mundem të besoj që gjërat në këtë punë ndodhën rastësisht..?!! Dhe tjetër , sikur republika të ketë dashur vetëm të punojë në regjistër , e jo ta përpunojë atë, në kuptimin që njeriu të mos votojë aty ku jeton , në vendvotimin më të afërt…, ajo kur e mori këtë punë nga komuna , është dashur të marrë punën bashkë me punëtorët që e njihnin punën, por jo. Dhe kjo ndodhi , sepse pa dyshim që policia- DPS-i, dëshironte të kontrollonte votuesin , kuptohet në favor të partisë në pushtet. Ja të shohim tashti- çfarë u bë konkretisht në Ulqin?! Në Ulqin shohim , se si për shembull në vend votimin Krythë të Anës Malit , disa nga votuesit e saj të jenë transferuar për të votuar në Krythë të Ulqinit?”
Mansi, njofton se në nivel të Malit të Zi, rreth 120 mijë votuesve , tu jetë ndërruar vend votimi që kuptohet se nuk është krejt pak…?!!
Pse u bë kjo lojë me Krythë ?!!
Kush e studion problemin e vendvotimit Krythë, në aspektin e evolucionit të trupit zgjedhor, heton se ky vendvotim është disi i veçantë , sepse ka votues “ inteligjentë..”, që gjithë herë përkrahin” të renë ..”?! Konkretisht kjo vlen , po ta shikojmë këtë si lokalitet i Anës së Malit e cila shquhet si zonë , që vështirë e pranon të renë dhe vështirë “të tradhton”.
Fjala bie, këta brenda Anë së Malit , të parët pranuan UDSH-në,si opsion i qytetit, për dallim prej vendvotimeve tjerë që i mbetën besnikë lidhjes. ?! Të parët gjithnjë në kuadër të trevës…, përkrahën DPS-in, por të parët edhe e braktisën. Të parët përkrahën Prosperitetin, Forcën dhe pastaj Gjekën .
Si duket puna e fshehjes …., u intereson edhe partive shqiptare të cilat sikur thonë : Më mirë , të mërziten e habiten duke kërkuar veten se sa të dalin dhe të na votojnë kundër ..?! Dhe qe pse: hetohet që çdo njëri – koalicion shqiptar , ka fituar nga policia regjistrin e ri , sipas tij , çdo njëra kontrollon- gjurmon votuesit e vet ku votojnë, kurse për ata që janë të dyshimtë- vetvetiu dihet se do mbesin anash si të pa informuar dhe do e bjerrin votën?!
ANDAJ – MOS HARRONI: DILNI VOTONI DHE ANULONI SE NUK GABONI…?!!
Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin
Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin
Telefon-i: 068 264 122
Email-i : muhamet-nika@hotmail.com
Albanski jezik- prof. Albanskog jezika
Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„