Nika: Prognozat e Loros do të ishin të sakta – sikur të mos ketë luajtur puna….?!!
Sipas neve evolucioni i trupit zgjedhor në Ulqin është tepër i madh – traumatik dhe konfuz që është e vështirë të parashikohet edhe nga shërbimet e fshehta policore , e jo më nga një kryetar i DPS-it.
Për zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi që do të mbahen me 16 tetor të këtij viti në një intervistë të dhënë për TVT i pari i DPS-it për Ulqin Loro Nrekiqi, ceku se ai i disponon, me të dhënat se në Ulqin DPS-i do të marrë rreth 2900 vota…?! Kjo edhe nuk është shumë – kuptohet nëse makinerisë së tij i funksionojnë “donatorët partiakë , për blerjen e votave –Dhe me kusht nëse shpërndarësit e të hollave të zgjedhjeve të kaluara t’i kenë mbajtur premtimet dhe paratë e marra nga partia , vërtetë t’ia kenë dhënë votuesit. Për shembull , po supozojmë që ai i cili një ditë apo dy para zgjedhjeve –fitoi nga DPS , 6000 E. për blerje të votave , supozojmë në Kravar- t’i ketë ndarë vërtetë, lirisht Loroja mund të llogarisë që do t’i fitojë prapë, e nëse jo – le të shtojë këtu “ tagjinë..”?!
Unë mendoj që për DPS- në, është karakteristike kësaj radhe edhe humbja e partnerëve të fshehtë që pati në zgjedhjet e kaluara- Hajdinaga , me diku 400 votues dhe “ ca rrjedhje të Prosperitetit – prej diku 100 vota…?!! Dhe tjetër – mos të harrojmë , arrestimi i ish kryetarit të Tivarit, nga ku zona të tëra të komunës së Ulqinit , ishin të lidhura me ndikim ekonomik dhe politik të tij(bashkë e SDP-në e Tivarit- tash më të përçartë), do të reflektohet mbase negativisht te votuesit , që realisht pritet të shkojnë diku tjetër si potencial .
Sa i përket subjekteve shqiptare, kur Nrekiqi tregon se koalicioni Forca – UDSH – ASH do të marrë 4300 vota…?!! Themi të vërtetën jemi skeptikë , sepse , nëse për bazë ka trupin zgjedhor të Forcës dhe Udsh-së në zgjedhjet e fundit- Këto vota atëherë u fituan , përveç tjerash edhe në adresë të “ urrejtjes dhe tifozëllekut- CUNGU- ZENKA. Tjetër kësaj here , duhet shtuar – diku 100 vota të PPD-së, krahu i Ali Rexhës- mbase duhet t’i jenë bashkangjitur Gëzim Hajdinagës…?!!
ZGJEDHJET PRITEN EDHE TË ANULOHEN …?!!
Ndërsa kur tha “ për sa i përket – koalicionit të Partisë Demokratike dhe aleatëve të saj do të marrë 2600 vota…” Do të ishte reale – sikur PPD(kryesia e saj, të mos ftonte zgjedhësit në anulim të votës , ashtu siç mendon edhe një grup njerëzish në Ulqin që janë kundër bojkotit, por pakënaqësinë mendojnë ta shprehin duke votuar kundër që nuk i shkon në favor askujt e DPS-it , jo se jo…?!!
Sa për konstatimin – DPS rrallë gabon sa i përket zgjedhjeve. Lirisht dua të them , se DPS- nuk gabon , por gabon LOROJA….?! Sepse qyteti në këto zgjedhje është më i relaksuar dhe kemi të bëjmë me rrethana krejt të reja në trupin zgjedhor .
Ç’ tensionim i situatës – bashkimi i ekstremeve te shqiptarët , u pa nuk jep rezultat. Arsyetim i kësaj mund të jetë bashkimi i Lidhjes dhe Prosperitetit në koalicion atëherë kur së bashku kishin 12 këshilltarë * që i fituan në gara të ndara nga 6-të . Kurse gur u bashkuan në koalicion nga 12 fituan 7 , pra minus 5..?!
Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin
Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin
Telefon-i: 068 264 122
Email-i : muhamet-nika@hotmail.com
Albanski jezik- prof. Albanskog jezika
Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„