Nika: Në gjurmët e një lajmi: Kur gazetari ia fut kot ?!!!
Shpesh na takon për hise , të dëgjojmë lajme gjysmë të vërteta apo fare të pa vërteta ?! Këtu , do kisha futur jo pa qëllim edhe lajmin ku thuhet se inspektorët republikanë , shkarkuan filan sekretarin e komunës –duke e veçuar atë nga të tjerët . Kuptohet që në këtë rast – jo pa qëllim fshihen emrat e tjerëve , të cilët , gjithashtu nuk i plotësojnë kushtet ngjashëm si për këtë që u shkarkua dhe jam i bindur se te inspektorët nuk ka përjashtim…?!
Më pas , pas disa kohëve , thuhet se inspektorët iu ndaluan nënshkrimin edhe dy sekretarëve që edhe ky është pjesërisht i vërtetë sepse në pyetje janë më shumë se dy…?! Kështu numri i tyre sa vjen e shtohet dita ditës e ne e dimë që komplet kabineti i Cungut është i formuar në mënyrë të pa ligjshme e mbase vetëm nja 2- 3 prej tyre i plotësojnë kushtet të ushtrojnë funksionin.
Kjo do të thotë , se shumë shpejt – tesh po del edhe ndonjë lajm tjetër , për shkarkimin e ndonjë sekretari , apo disa sosh . Mor me të vërtetë: këta tanët, që thanë se i kanë rrënjët e forta, na duket t’i kenë fare mbi tokë ..?!
Së fundmi , tashti morëm vesh se u shkarkuan si sekretarë edhe nja dy nga kuadrot e DPS-it, pa marrë para sysh që ishin emëruar nga komisioni për kuadro i DPS-i, supozoj “ treshja….” e njohur në nivel komunal: L UIGJ – LORO e BORO . Edhe pse ky i treti ishte distancuar haptas në kuvend , duke u shprehur kundër familjarizimit … ?! “…. ZA TO OVO NE MIRIŠE NA DOBRO..”?!
KUSH BËNË PËR GAZTARË
Edhe sot po shihet se janë aktuale ato vargjet e një rilindësi- mbase Asdrenit, sepse nuk po më kujtohet kur thoshte: për me shkru zatni ngazeta/ duhet shkruesi tjet nradh të parë/ njeri i ndershëm atdhetar/ pastaj duhet të ketë dije/ edhe kjen mos tket afije(shpijun..)?!!!
Si ta përfundoj
Kur u nënshkrua plani i sanimit me qeveri- koha HAJDINAGA(NIKA), qeveria nuk pranoi që në kategorinë e punëtorëve që do fitonin nga kredia , të hyjnë edhe ata të cilët kishin krijuar marrëdhënie pune pas vitit 2008( po apati asosh që përfituan – mbetet të shihet)?!! Arsyeja e kësaj ishte sepse mbi bazën e padive , kjo kategori e të punësuarve , i është nënshtruar hetimit të thellë nga ana e prokurorit special dhe tashti prapë, dikush është kah luan me zjarr ( gjithnjë me kusht…)?!
Por po i kthehemi çështjes, që është: pa marrë para sysh se komuna- nuk i shkarkoi sekretarët – demek duke u thirr në të drejtë ankese. ….!! Ligji është tepër i qartë :” žalba ne odlaže izvršenje..“. E thamë serbisht edhe pse prindërit na thoshin : ” a merr vesht shqip.”
Po e bëj këtë edhe unë, sepse gjithnjë më duket se këta (tanët),nuk marrin vesh ; as shqip e as nashke?!!
Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin
Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin
Telefon-i: 068 264 122
Email-i : muhamet-nika@hotmail.com
Albanski jezik- prof. Albanskog jezika
Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„