Nika: Urbanizëm “ Tu ngjat jeta – sa i kamjon tu ba kuleta…”?!!
Ç’ është e vërteta vargjet e kësaj kënge janë të huazuara nga realiteti shqiptarë mat anë kufirit, por janë identike me realitetin tonë të (pa )moralshëm Ulqinak….?!
Diku në kohën kur Udsh(Forcë), ishin në opozitë(vitet-2000) dhe në pushtet ishte LD në MZ, i kisha simpatikë sepse ngrehnin zërin ndaj këndit më të përfolur të Komunës – lokaleve para gjimnazit, ku ngjashëm si sot , sheh të defilojnë së bashku ato të cilët kodet morale dhe etike , po dhe ligjet për arsim e ndalojnë një shoqëri të këtillë.
Apsolutisht , që klientët nuk e kanë fajin , por as ligjet për arsim të atëhershme e të sodit, te të gjitha vendeve ballkanike, që i ndalojnë veprimtaritë në lokalet e këtij tipi pranë shkollës . Kuptohet kur janë më pak se 100 m. nga fronti që ndanë shkollën si institucion arsimor nga ato. Ndërsa , këtu- nga hyrja , që shihni si më poshtë, janë më pak se 50 m. Andaj , i bie që lokali i parë i cili do mund të siguronte leje prej Nazif Cungut – si kryetar komune, të jetë PAPILLONI…?!!
Gjendja aktuale –sipas planit urbanistik( paksa të shkelur…) ?!!!
Të tjerët buzë gjimnazi- varg e vi…, sa janë, munden nëse ndërrojnë veprimtarinë që kanë…?!! Kështu mendoj vetë…, por pa dyshim edhe ju…, kuptohet në se jeni prindër dhe u dëshironi tjerëve, çfarë do kishit dëshiruar ju për fëmijët tuaj….?!!
Kuptohet se me ardhjen e tyre në pushtet, lokalët buzë qendrës u detyruan t’i lirojnë hapësirat e gjelbra, që i parasheh plani urbanistik në këtë zonë. Dhe u përshëndetën nga të gjithë qytetarët e sidomos pronarët e bllokut banesorë- mos harroni privatë- ëëë…?!!
Dhe vërtetë që kjo hapësirë dukej më e bukur sipas planit urbanistik e jo këtij “ekonomik”: krahasoni fotografitë në vazhdim?!!
Gjendjet aktuale sipas “ planit ekonomik” – të urbanizmit aktual…, ku ligjet “shkrrahen…”?! Po ku janë pronarët e banesave që nuk reagojnë…?!
Por kohët ndryshojnë – urbanizmi dhe inspekcioni , po duket pëlqejnë përsëri të ngushtojnë hapësirën – trotuarët, po themi , me siguri për llogari” të kuletës ..”se s’ka se si të jetë ndryshe. Mbase një apo dy , tavolina- të lokalit, punojnë – mos ma nxirrni prej fundit barkut…?!!
Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin
Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin
Telefon-i: 068 264 122
Email-i : muhamet-nika@hotmail.com
Albanski jezik- prof. Albanskog jezika
Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„