Green Home: Hulumtim për naftë në Ulqin rrezik për gjeneratat e ardhshme – Video

September 14, 2016   | Lajmet / Vijesti, Shoqëria / Društvo

Green Home-BARNënshkrimi i kontratës për puset e naftës në Ulqin është dënim me vdekje ndaj biodiversitetit në det dhe rrezik për gjeneratat e ardhshme, vlerësohet nga koalicioni “Një Adriatik” (Jedan Jadran), raporton portali Ul.info.

Ky koalicion përfshinë disa organizata joqeveritare dhe shoqata ekologjike nga të gjashtë vendet të cilët ndajnë detin Adriatik.

Natasha Kovaçeviq nga “Green Home” tha në konferencë për shtyp të mbajtur sot në marinën e Tivarit se ky projekt është i dëmshëm dhe i rrezikshëm, si dhe që qytetarët për te dinë jashtëzakonisht pak.

Green Home-BAR-1

Kompania italiane “Eni”, e cila së bashku me “Novatekun” rus ka fituar koncesionin për hulumtimin në Ulqin, në atë vend është në proces hetimor gjyqësor.

Përfaqësuesit nga Kroacia, qeveria e të cilëve ka vendosur moratorium në hulumtim, kanë thënë se nuk kanë as llogari ekonomike dhe as ekologjike. Veçanërisht në vendin i cili deklarohet si ekologjik, ndërsa degën kryesore zhvillimore e ka turizmin.