Nika: Tema dhe Anatema e ditës në Ulqin …?!!
Shkruan Muhamet Nika
Kur përdorim një titull të këtillë- për një ngjarje ditore zakonisht kuptojmë që “tema “ është ajo për të cilën njerëzit duan dhe u duhet të flasin. Kuptohet edhe në kuptimin e këngës së dikurshme, të Enverit : “ Rrnoft partia (u) desht me thanë…”..?!
Për dje- ta zëmë, temë e ditës ishte ardhja e Millos në Ulqin…?! Dhe për këtë jemi gjithë dakord…, edhe pse na tha se “ka cofë” – rruga Krythë –Ulqin, sepse ka ra tenderi….?! Ndërsa anatema e ditës , për çka portaleve (gazetarëve) u takon të flasin, por druhen…dhe nuk flasin do të flasim më poshtë , pasi të kem folur mjaftueshëm fillimisht për temën.
TEMA
Kur e bëra këtë fotografi – duke pritur M. Gjukanoviqin, pak para arritjes, u ula në zyrë dhe me njëherë vendosa të hedh në letër të gjitha mendimet që do të më vinin në kokë për temën dhe anatemën e ditës dhe ashtu bëra.
Gjëja e parë që u mundova të gjejë , ishte ky titull i shkrimit që e shihni dhe më pas mendimet më rrodhën lumë – me vegime.
Fotografia më poshtë shënon atmosferën e pritjes së kryeministrit para komune- në prag të ardhjes.
Dhe tashti , duke vazhduar më gjatë me vegime të mija ,dua ta nisi “ te kolegët e Cungut..”15 personat (udhëheqja ..)që zgjodh ai si kryetari i komunës, ku vetëm 2 prej tyre i plotësojnë kushtet , kurse i treti prtitet t’i plotësojë edhe nja dy vite?!!
E kjo nxjerr konstatimin që : THJESHTË NË ULQIN ,KEMI TË INSTALUAR E TË MALLKUAR , NJË PUSHTET TË PALIGJSHËM …?!!
Mbase është shumë interesantë të thuhet , që ata të cilët i plotësonin kushtet –ta prisnin, as nuk i pamë duke pritur Millon…?!” Mbase edhe këta , kanë filluar të ndihen , në mesin e “kolegëve .” , si puna e “ atyre 2 deleve të zeza me të bardhat…”?! Për të cilat – barinjtë thonë se nuk ndihen mirë- Po Cungu, si thua ndihet…?!!
Mirëpo pasi pushteti na qenkësh me shifra edhe ne , nuk po iu përmendim emrin, por po cekim se në takim , munguan ata që bartin shifrat 08-ta dhe 15-ta…?!!
E tashti a u afrua kiameti…. ?!
Ne Themi se po, e qe pse: Thuhet që pushteti tokësor është imitim formal i pushtetit hyjnor . Pra ashtu si Zoti, kur krijoi gjithësinë dhe i ra të ishte i pari- si emër- ai u shkrua me A (alfa) dhe i dyti me B (beta)- engjëjt.., kurse profetët i bie të jenë gama ….?!
Kurse sipas parimit latin- një emër – një numër, të pushtetit hyjnor – ky tokësori për romakët , shohim se dha një fjalë (emër) , një numër. Nga kjo, kemi situatën, që emri (A) i pari – kryetari, në pushtet tokësor të bëhet me shifër 01. Zeroja nënkupton (hiçin- popullin), kurse njëshi –kryetarin që zgjidhet i pari – pra kryetarin e kuvendit…, në Ulqin- Loron…?!!
– Andaj te ne, kryetari i kuvendit, Loroja – po thonë latinët…, me shifër i takon të jetë i pari( po edhe me numër-të votave…) , mirëpo e shohim që në shifër të komunës , të jetë bërë i dyti-02 ?!
Kështu ishte edhe në kohën time –mund të thotë dikush- po, por kryetari i komunës atëherë zgjidhej direkt nga populli (o) e jo si sot nga kuvendi, andaj edhe i takonte loros të ishte 01 ?!! Dhe tashti i dyti- kryetari i komunës ,shohim se ia zuri shifrën ( 01) pasi shprehur në dialekt, i ka “ kacy ciprit. ..”, mirë e mirë….e me të butë…., këtij të kuvendit duke e bërë 02”?!! Mbase edhe me marrëveshje…?!! ANI….?!!!
Dhe kështu, kur kryetari i komunës, pati “sukses ..”të bëhej “ 01- ai, pa e pyetur më , o1-shin e vërtetë, i zgjodhi në emër të kuvendit edhe nja 15 veta tjerë, që sot fshihen pas shifrave e jo pas arsimimit dhe ligjeve…, kuptohet sipas qejfit të “01” …?! Por duke i paguar mirë me rrogë –bile edhe në mënyrë antikushtetuese..?!!
Po cila ishte ANATEMA e ditës së djeshme?!!
– nga profeti: Koha është shpatë, nëse ti nuk e pret , të pret ajo ty…?!
Nuk e di përse – porse zemra më ndihet keq- qysh se pashë fotografinë e temës së PUSHT(SHTETI)T…?! dhe kur më ra në dorë kjo mirënjohje , për të cilën autori më tha , ta bëjë publike sepse nuk është vetëm e tija personale….?!
Nga kjo mund të shihet se fjala është për mirënjohjen e dhënë nga Organizata e Veteranëve të Luftës të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- Gjylaver Avdiut nga Ulqini.
Ai shprehet se i falënderohet organizatës që e ka parë të udhës të më dekorojë , por më tepër hezitoi të flasë…?!
Me gjithë atë , nuk e kuptova- Njerëzit sot, po duket edhe në Ulqin, për arsye të ndryshme edhe me porosi mund të ngjajë t’i blejnë këto tituj…?!! Në kuptimin edhe kur nuk u shkojnë, si puna e atij emisioni televiziv shqiptar– çifte të lumtura; ku defilojnë ata që kanë pasur në jetë shumë aventura dashurie e martesa të dështuara ..?!! Por kështu iu ka qejfi dhe kështu le të jetë…?!!
Me gjithë atë , nga ajo që ne u kujtuam të veçojmë për këtë rast për Gjylin , shkurt do të ishte kjo:
Gjylaver Avdiu , është nga Ulqini , ai është i përndjekur politik… , ka shkruar , jo rastësisht , një libër të parë me titull “ Pishtarët e lirisë” dhe disa krijime tjera poetiko- letrare, nga të cilët dua të veçoj , librin publicistikë “ Pararoja e lirisë”, në të cilën flet edhe për kontributin e mërgatës shqiptaro amerikane nga Ulqini dhe më gjerë, si dhe për kontributin e kësaj mërgate në çështjen e rezistencës kosovare.
Shtojmë se dimë që Gjylaveri, ishte sekretar i Fondit – Vend lindja Thërret- për lagjen Broklin- Quinz . Në kohën e rezistencës në Kosovë dhe shohim se nga mërgata , u mblodhën diku rreth 300 mijë dollarë…
Kalimthi përmendim se këtyre ditëve botoi edhe romanin Falja , i cili i referohet temës së luftës në Kosovë- përdhunimeve të femrave shqiptare nga paramilitarët serbë.
Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin
Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin
Telefon-i: 068 264 122
Email-i : muhamet-nika@hotmail.com
Albanski jezik- prof. Albanskog jezika
Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„