Nika: F. Noli: “ Mbahu nëno mos ki frikë se ke djemt në amerikë..”
Kur pamë punimet e nisura- si në fotografinë më poshtë , të investimeve të diasporës, në qendrën shkollore të Ulqinit, shkuam atje dhe pyetëm drejtorin e shkollës -Cen Katana, se kush ishin investitorët dhe si ia besuan këtij këtë INVESTIM?! E ai u përgjigj – numri i investitorëve pritet të jetë i madh , ndërsa ata vetë e bëjnë investimin në të holla- pa kaluar paratë e tyre nëpër gjirollogari të shkollës.
Medet thash , sikur të pranonin kështu edhe këta të komunës. ..?!
Kurse për momentin, veçoi disa nga investitorët dhe vazhdoi që këta, ishin nxënës të dikurshëm të saj , si : Hilmi Kurti, që kish ndarë diku 8mijë e 500 euro., Hamdi Çapriqi – 35 dyer alumini , diku rreth 10mijë euro, Isa Çapriqi , për rregullim të hyrjes së oborrit diku rreth 3mijë e 500 euro.
SHIH ÇUDINË E RADHËS: ZYRA E DIASPORËS JEPET ME QIRA….?!!
Ja “në vepër” edhe një rast i autodiskriminimit gjuhësor- shih shkrimi vetëm anglisht…?! Pastaj më vonë edhe buzë saj – në hyrje- u vendos një shpallje , si zakonisht serbisht: jepet me qira…?! Por edhe këtë do kuptuar. Nëse Komuna – kish çuar dorë , nga gjuhët e mjedisit-si në fotografi- pse nuk mund të çojë edhe pronari që i duhet ta japë me qira..?!!!
Me statut të komunës- pushteti lokal , ka të drejtë të merret edhe me diasporë , duke zhvilluar forma të ndryshme kontakti, por pushteti lokal i Ulqinit , del i vonuar në këtë aspekt, edhe pse , nuk kish mbetur fytyrë politikani shqiptarë , që “ në emër të kombit…”, “ të kish parë me 5 lekë Amerikën..” ?!! Pra po duket se edhe Migjeni – ia fuste kot, në “ historinë e njërës nga ato ” ?!!!
Kur u prish koalicioni paraprak që kryesoj Gjeka dhe filloi ky që kryeson Cungu, them të vërtetën disi , isha i shqetësuar kur Cungu pash se e fiku zyrën e diasporës, të formuar nga vetë Gjeka. Ky i fundit , kish zgjedh edhe një ekip të sajin, që do kryesonte me punët.
Mirë po , nejse, Cungu e bëri të vetën, të punësuarit u detyruan të nënshkruajnë vetë dorëheqje..?!
Mendova se mbyllja e zyrës, do të reflektojë doemos keq..?!!
Me gjithë atë ,u gëzova kur konstatuam që diaspora nuk ishte “ hidhëruar për këtë veprim”,por filloi edhe do investime tjera në vend lindje për veç atyre që përmendëm.
Nga kjo që po bëhet, vetëm se na u përkujtuan vargjet e Nolit, kur këndoi , për mërgatën shqiptare të Amerikës, me fjalët: Mbahu nëno / mos ke frikë/ se ke djemtë në Amerikë..?!!Doemos që fjalën e kish për mëmëdheun ?! Dhe kështu- Karavanit të investimeve e kontributit , iu shtua
edhe “ Qamil Çapriqi që dhuron pesë mijë dollar për zjarrfiksat e Ulqinit..” Ndërsa , nga portalët shkëputëm edhe këtë fotografi të cilën e shoqëron teksti në vazhdim ku cekej”
Në kabinetit e Kryetarit të Komunës Nazif Cungu ku ishin të pranishëm përfaqesuesit e diasporës nga Shoqata Shqiptaro -Amerikane Ana e Malit në New York z. Ismet Kurti dhe Albert Salaj, përfaqësuesit e BL. Katërkollë Sabri Salaj dhe Safet Taipi, Kryetari i BKA-së Kabil Kurti dhe përfaqësuesi i KF. Ana e Malit Kabil Hoxha u nënshkrua memorandumi i bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Ulqinit dhe diasporës për ndërtimin e ,, Parkut Publik ,, në të cilën parashihen ndërtimin i terenit për futboll të vogël , terenin e basketit dhe terenin e tenisit, këndin e lojrave për fëmijë si dhe infrastukturën përcjellëse.”
E ne po i kujtojmë këta “ të pushtetit të gjerë.. e të ngushtë…” njëkohësisht, të mos harrojnë e tu thonë “ djemve në Amerikë…”, me rixha- që për “ nënat … “ që shesin buzë rrugës, të ndërtojnë edhe atë vendin “ ku me ba bizhin..”, për të mos i qitur havale – ndonjë restorani pranë – se me këta djem me të cilët kanë mbetur këtu të shkretat…., u pa puna…./ kanë mbetur gjallë e përçud dhe s’ka ku shkan ma keq- pa vend “ për nevojë të vogël “ se për të madhen e dini vetë- kemi problem edhe në Ulqin?!!
Sudski tumač- Përkthyes gjyqësor “ MUHAMET NIKA ” Ulcinj- Ulqin
Adresa: zgrada SO ULCINJ- ndërtesa e KK Ulqin
Telefon-i: 068 264 122
Email-i : muhamet-nika@hotmail.com
Albanski jezik- prof. Albanskog jezika
Gjuhë shqipe- prof. I gjuhës shqipe
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„