Nika: Si e shoh unë punën: Njëlloj si ju – sepse nuk jam më i mençuri ?!
komenti i 3-të, i një fotografie….
Fjalën kësaj radhe e kemi për fotografinë e lajmit që shihni në tekst në të cilin thuhet: “Kryetari i Komunës Nazif Cungu me bashkëpunëtorë u takuan me qytetarë që jetojnë në afërsi të Port Milenës. Pasi kishim të bënim me kërkesën e tyre për mbylljen e kanalit të kripores, në takim merrte pjesë dhe Drejtori i falimentimit të kripores Ognjen Jovoviq…”
Për vete fillimisht po cek që e kuptoj se është fushatë dhe duhen premtime e vota..?! Por nuk arrij asesi të kuptoj në tekst- se kush është Ognjen Jovoviqi- që na u dashka për këtë punë edhe pëlqimi i tij- bile edhe më shumë se fjala e kuvendit që zgjedh populli?!
Ndërsa për çudi edhe këtu, po duket – Loron, si kryetar kuvendi që i takonte ti priste , jo që e hoqën nga fotografia –si në takimin me drejtorë, por as nuk e paskan njoftuar me sa duket fare?! E po të ishte kështu, që nuk dëshiroj të jetë, kjo do të lajmëronte një ogur të keq që do thotë se në komunë kemi të instaluar një pushtet – parapolotik , me atributet e atij paramilitar që lam pas..?!
Andaj këto “ nismëtarë..” që pret Cungu , jo që duhen përkrahur nga kryearti i komunës, por do duhej të paditeshin me njëherë në polici, në një shtet normal dhe popull normal?!! Dhe ,sikur të jetësohej kjo, jo që do shkelej një ligj , por disa..?!!
Kriporja – pas një tradite shekullore të ekzistencës, është jo vetëm një monument i veçantë i natyrës , por është bërë edhe pjesë e kulturës dhe traditës sonë familjare – bashkë me kanalin, në të cilën nuk guxohet të prekët kështu si mendon dikush- pak ka rëndësi , nëse bëhet për vota, apo interes. Dhe mos të ndodhë , si me Erjon Velin- Kryetarin e Tiranës, me ndërtimet në parkun e liqenit artificial- ku pati përleshje me ata që parkun (kanalin ) e donin park( e jo kanal të betonuar)- si e doni Ju.
Kujdes sepse ende është verë e në Ulqin , e puna di të marrë flakë edhe shpejt fare ?!!
Sipas të gjitha normave juridike , po dhe drejtësisë romake, në këtë rast do thuhej: Se nuk shkoi kanali i Kripores te banorët …, por ata shkuan afër kanalit ?!
Nëse nuk e besoni – pyesni për këtë , edhe ambasadoren gjermane, me të cilën jeni mirë me një (nismë)tjetër , ku do ta shpallni ulqinake nderi për mbrojtje të Kripores?!
Kujdes , se mund ta marrë vesh – si ulqinake nderi që pritet të bëhet, dhe pastaj të turpërohej nga ju dhe të pikëllohej njëkohësisht nga bashkëqytetarët e rinj (të mij)….?!
Dhe tjetër- Jo vetëm sipas meje , por edhe tjerëve- Ky kanal i mbushur me ujë nga thellësia e detit me pompa- si dikur dhe me parmakë anësor- Mund të ishte atraksion , për larje të turistëve… , ndërsa me vënien në funksion edhe të trenit të vagonëve të kripës –të adaptuar për pasagjerë – buzë tij, për vizitorë nga plazhi(deti ) e deri në kripore përmes baseneve do ish një atraksion i vërtetë turistik i paparë dhe i veçantë si ofertë turistike , duke njohur vizitoret me prodhimin tradicional të kripës e deri të biodiversiteti i zogjve.
Adriatiku , nuk kish shumë Kripore ..?!!
Vazhdon:
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„