Nika: Komenti (ii) i një fotografie….?! “
“.. UNË JAM NANA E VAKIVE..” – Adelina…?!!
(He more edhe juve nuk po iu mbushin syrin…)?!!
Sa për lajmin rreth prezantimit të aktiviteteve kulturore qe do të zhvillohen gjatë muajit shtator 2016, sipas Kryetarit të Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, ” me qëllim të zgjatjes së sezonin turistik …, për mes “organizatës turistike dhe ambasadës amerikane të cilat do përkrahin këto aktivitete me karakter rajonal dhe ndërkombëtar”, shikuar realisht , edhe pse janë të nevojshme, prapëse prapë, janë të diskutueshëm dhe provokojnë një seri pyetjesh si :
- E para , ku mundet dhe si guxon ambasada amerikane , të bëjë këso aktivitetesh – me” dilitanta kulturorë “ të pa liçensuar..” e diskriminues gjuhësor që shkelin barazinë gjuhësore të mjedisit – pa pëlqim të kuvendit të Ulqinit…, e në emër të tij, duke përdorë vetëm gjuhën angleze , kurse fjala është për institucione publikë?! Këtë e themi, sepse ambasadat, ka mandat dhe mund të përkujdesën vetëm për fatin e qytetarëve të shtetit të vet në një shtet tjetër , e jo me atë se çfarë kulture dëshiron të zhvillojë një komunitet shumë kulturor, nacional- e konfesional kështu si Ulqini…?!
Dhe që të mos dimë , kush na e bën e si na e bën atë e në cilën gjuhë?! A mos i urrejmë gjuhët e mjedisit dhe për këtë nuk jemi të vetëdijshëm…?! Pasi kjo na përsëritet – themi se po?!
Mbase një pyetje e thjeshtë kjo, por që e do një përgjigje- të parë dhe të fundit?!
Shih këtë fotografi dhe mënyrën , se si” romanizohet “ historia e qytetit – jo pa qëllim, dhe jo për herë të parë diskriminohemi në aspektin gjuhësor nga aktivitetet e organizatës turistike dhe disa tjerëve..?! Këto të mallkuar , me trillimet e veta( e me anglishten e vet…), po na (më) bëjnë helaq dhe rezil para sensit modern tashti një kohë të gjatë. Duke mos hyrë këtu në historinë “ e sheshit të robërve…?!, cekim se në dokumentet e vjetra trajta Dulcinium – ilire, është më prezente se kjo që na jepet nga ambasada amerikane Dolcinium- prandaj kujdes : oprez…, coreful…., prudence.., në këtë aspekt për të fundit herë – juve dhe atyre që u përkrahin , qoftë ajo edhe ambasada në fjalë , ose edhe dikush tjetër …. ?!!
- Tjetër- si pyetje e radhës: kush e vendosi dhe e përcaktoi këtë politikë kulturore – diskriminuese në muajin shtator – në prag të fushatës zgjedhore, dhe cili “meritum ..” kulturorë i qytetit të Ulqinit- pse mbahet fshehur në se ekziston, si komiteti i maleve.. ?!!
- Ne e dimë , se me vendim të kuvendit, komuna , ka themeluar një ndërmarrje tjetër publike e cila i bie (do të duhej) të jetë e specializuar për aktivitete kulturore të këtij tipi dhe që për këtë i jep llogari themeluesit për suksesin dhe mos suksesin eventual. SI DHE PËR ZBATIM TË DYGJUHËSISË SË QYTETIT APO SHUMË GHUHËSISË…?!!!
- Dihet se Kuvendi i Ulqinit,për veprimtaritë publike kulturore dhe ekonomike të këtij tipi – ka themeluar institucionin e kulturës, dhe ka nxjerrë aktin e themelimit të saj, duke e përshkruar në detale fushëveprimin e veprimtarisë , në nja 5- 6 faqe tekst dhe i cili është i regjistruar në gjykatën ekonomike për tu përligjur. E që i mungon organizatës turistike.
Gjithashtu pyesim: si është e lejueshme , bashkimi i parave të ambasadës amerikane dhe mjeteve buxhetore publike , pa një vendim paraprak dhe para kujt arsyetohet shpenzimi i tyre nesër…?!
Çka garanton se nuk do ketë keqpërdorim të tyre, kur dihet që me vite, nga organizata, po qe besa edhe as nga kryetarët e komunës, nuk i jepet raport vjetor kuvendit për punën e vet. A e di ambasada amerikane këtë?!!
Po ti bëjë këto punë , ndonjë asociacion privat i turizmit, dhe jo i dalë nga vota e popullit atëherë nuk do të kishim të drejtë të shpreheshim kështu?!
- Kështu si rri e duket puna , krijimi edhe i një organizate të dytë publike -Organizatës Turistike, pas Qendrës për Kulturë të qytetit, në këtë situatë ekonomike të vështirë që merret me kulturë është një “ komoditet “ i tepruar dhe i pa kuptimtë,
- A e di ambasada e Amerikës edhe këtë, se organizata turistike , ka krijuar mbi një gjysmë milioni euro obligime me ligjshmëri të diskutueshme dhe se i është nënshtruar një kontrolli të rreptë financiar- i vetmi nga sektori publik që shquhet për këtë?!
- Andaj pasi qenka kështu, kryetari i kuvendit, ka obligim moral të thërrasë kuvendin dhe të shuaj Organizatën Turistike të Qytetit e cila po duket s’është duke shfrytëzuar – në mënyrë të pa ligjshme – pa vendim kuvendi- paratë e taksa paguesve . E të cilat vjet dhe sivjet – pikërisht në shtator…., rreth 100 mijë ero u mblodhën me dhunë përmes komunës nga subjektet ekonomike të qytetit- për” dyzen vjeshte të sajin..”?!
- Ose për ndryshe, nëse nuk e bënë këtë- kuvendi duhet të mblidhet dhe të fikë Qendrën për Kulturë , të cilës i janë besuar këto aktivitete me akt themelimi..?!
Dhe në fund, si njohës i kulturës shqiptare dhe i traditës e historisë nacionale e gjuhësore, po dhe i të drejtës kushtetuese e njerëzore, do kisha një lutje, për këta të “ kullturës..”nga komuna, ashtu si Arkimedi, kur u tha ushtarëve romakë – Mos mi loznin rrathët e mi, në kuptimin: mos e luani shqipen tonë..”?!
Kjo vlen për këta të organizatës turistike, që shqipen e kanë zëvendësuar më anglishte në “panotë “dhe “billbordat “ e aktiviteteve të tyre, pas të cilave rri stema e qytetit të Ulqinit- Kuvendit të Komunës ,që as se si , nuk mundëson përdorim të njëanshëm të gjuhëve me statut dhe ligj?!
Vërejtje : ky test(shumë shpejt) , pasi të përkthehet dhe të përpilohet , me një biografi të shkurtër të autorit , do t’i dërgohet me postë edhe në formën e letrës publike edhe vetë ambasadës amerikane në Podgoricë..?!!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„