Nika: Ja edhe përse – duhet të anulohen zgjedhjet ….? Për ke punon Genc Nimanbegu – Ura, dhe sektori civil..?!!!
Edhe pse këto mund të duken të ndryshëm – le të kujtojmë se para pak vitesh ishin një parti dhe të pa ndarë në fushata- Por ajo çfarë i ndau , mund të nënkuptohet nga shkrimi në vazhdim?!! Sot për çudi , të gjithë këta , përsëri i bashkon vetëm problemi i Kripores…?!! Me gjithë atë enigma vazhdon të mbetet përse….?!
Le të analizojmë një çikë problemin shkurt , ku thuhet, se si : ” Beteja– Protesta e shoqërisë civile shqiptare nisi pas planit të qeverisë malazeze për privatizimin e Kripores dhe më pas doli në media fakti se truallin e kishte marrë një bankë që drejtohej nga vëllai i kryeministrit, Milo Gjukanoviç-Aço-ja…”
Por harrohet të thuhet se të gjithë këta , nuk e kundërshtuan privatizimin- NË FAZËN E PARË, ashtu si bëri pushteti i LD në MZ- KOMUNA E ULQINIT…në kohë lufte- E që e bënë privatizimin, para të huajve shumë të diskutueshëm ?!!!
Dhe lajmi më pas vazhdon: “ Vendimi për marrjen e truallit nga banka u vendos nga Gjykata Kushtetuese, vendim të cilin deputeti shqiptar Genci Numanbegu e quajti “në dëm të interesave të shqiptarëve të Malit të Zi”.Por përveç shqiptarëve kanë reaguar edhe ndërkombëtarët.
Ambasadorja e Gjermanisë në Podgoricë, Gudrun Shtajnaker, ka paralajmëruar disa herë se nëse Kriporja nuk shpallet zonë e mbrojtur, rrezikohet rruga e Malit të Zi drejt Bashkimit Europian”.
Kurse Ne- komentin tone për të dëshmuar mashtrimin …, në këtë punë, po e zhvillojmë në tri linja që përmenden në tekst, si ajo, ku thuhet: Protestat e shoqërisë civile….për privatizim të Kryepores…., nga banka e vëllait të kryeministrit Milo- Gjukanoviq?!
Dhe linja e dytë : “ deputeti – Genc Niman begu , e quajti në dëm të interesit shqiptar – VENDIMIN E GJYKATËS KUSHTETUESE … si dhe linja e tretë , ku thuhet “reagoi –Ambasadorja e Gjermanisë në Podgoricë, Gudrun Shtajnaker…”?!
Pyetjet që do shtrohen do ishin: A mos janë këtu në pyetje parat(kapitali) i këtij potenciali rezervë natyrore e Ulqinit?!
Ne themi se po, sepse është kah vërtetohet se si – në emër të popullit, po heqin koburet me vite- Podgorica(Familja Gjukanoviq, me kumari)- Biznesi i egër i Ulqinit( që e përfaqëson- për momentin edhe kuvendin e komunës aktuale) dhe kapitali bankaro industrialist i Gjermanëve , që përfaqësohet nga ambasadorja gjermane …?!Kjo me letrat kredenciale mbron interesat e shtetasve gjerman në Mal të Zi dhe nuk ka tagër të flas se si duhet të duket Kriporja e as Mozhori nesër dhe as Tara si lum- me apo pa elektrana….?!!
Përgjigjet në këto pyetje të dhëna nga fundi do ishin si vijon:
Gjermanka Shtajnaker , për të mbrojtur kapitalin e cekur gjerman – me siguri të huazuar Prva Bankës, financon “ me para në dorë..”, edhe sektorin civil, ku janë “ të përzier..” njerëzit tanë të politikës…, që duan të vendosin në emër të Kuvendit të Komunës së Ulqinit …?!
Të paktën , po veçojmë se ne – rreth privatizimit të Kripores- Lidhjes Demokratike – nuk ia bëmë aminin privatizimit që po ndodhte në gjendje lufte
KUJT PRA I INTERESON SHPALLJA E SHTAJNAKERËS QYTETARE NDERI ?!
Dhe po të mos ishin këta të opozitës(Forca – me sektorin civil që sot vërrasin si shpëtimtarë të Kripores) …, kryeministri – me vëllezër e kumari- moti, do të largohej nga Kriporja- bashkë me “ kapitalin” e Shtajnakerkës..?!!
E kjo di të ndodhë edhe sot apo nesër– sikur kuvendi të mos shpallë qytetare nder për rolin që pati” gjoja” në mbrojtje të kripores GJERMANKËN..?!!
Ndërsa për të vazhduar, cekim se edhe ardhja e Udsh-së në pushtet – bashkë me tjerët, ishte një grusht i dytë , për Komunën e Ulqinit dhe Kriporen, sepse ky pushtet edhe pse “gjoja fliste..” kundër politikës së Gjukanviqit, asnjëherë nuk i faturoi në vite – kurrfarë tatimi , kripores së privatizuar dhe as nuk e çoi në gjyq këtë ndërmarrje – për mos shlyerje të detyrimeve ku mbase me vendim të gjykatës kushtetuese , ndoshta disa nga basenet që janë hipotekë e Bankës(Gjermanve), do ishin hipotekë e komunës ..?!
Prandaj sipas këtij plani- Shpallja e Shtajnakeres, qytetare nderi e Ulqinit, duke i vënë kapak problemit të privatizimit në kohë lufte të Kriesores dhe pa e pyetur kuvendin për plani hapësinor do të ishte zgjedhja më e mirë dhe fatlume.
Sipas gjitha konventave ndërkombëtare – privatizimi i saj dhe prurja e planit hapësinor është dashur të bëhet me pëlqimin e Kuvendit Komunal të Ulqinit…?!!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„