Nika: Zgjedhjet – duhet anuluar, për derisa në komisionin zgjedhor rrijnë galuc – fallsifikatorët e votës ?!
- Deri sa shteti të mos sigurojë infrastrukturë të ndershme zgjedhore..?!! Dhe deri sa këta që kontrollojnë komunën – nga opozita …, të mos e mësojnë punën e kontrollit – zgjedhjet do jenë vaj …?!!!
Është e vërtetë e madhe , se komisioni komunal zgjedhor me vite kryesohej nga partitë nacionale dhe këta të “opozitës”, me të drejtë u ankuan në te, por është e vërtetë edhe më e madhe që këta nuk e dinë se si dhe për çka të ankohen….?!! Dhe qe pse:
- Ky komision- moti kontrollohej nga njerëzit e DPS-it . Andaj i bie që DPS, me vite të kryesonte me njerëzit e tij , që manipulonin shpesh me zgjedhjet ashtu si iu kërkonte puna” e bosave” të politikës lokale të partisë në pushtet?!!
- Autori i këtyre reshtave ,për tu mbrojtur nga korruptimi i tyre – iu desh që më së pakti dy herë të kërkojë intervenim në punën e tij duke kërkuar anolim të vendimeve të tij, dhe më pas edhe mbrojtje nga institucionet kontrolluese në shkallë republike….?!
Mendojmë në përsëritjen e rezultatit zgjedhor në dy vend votime- në të shkuarën, si në vend votimet – KOMUNALE Dhe RASHTISHË( zgjedhjet- 2002 ), e të cilat atëherë e , përmbysen rezultatin e mëparshëm – duke na nxjerrë fitimtarë- në raport me partitë që inskenuan vjedhjen e votës, të cilëve komisioni zgjedhor u mbajti krah – duke mos i ndëshkuar manipolatorët sipas ligjit. ..?!
- Atë kohë , në Rashtishë- KU VOTOJA VETË…, u hetua , se një personi – votuesi të mitur- i ishte lejuar të votojë, mbi bazën e një vendimi të gjyqit, ku thuhej boll mirë, se personi – nuk kish të drejtë vote– ndërsa anëtarët e komisionit e kishin komentuar në formën e kundërt ?! Çka përfaqësuesi i PPD-së , me të drejtë ish ankuar me vërejtje. ..?!Ose herën tjetër, po ne këtë vend votim – ishte lejuar të votonin – mbi 50 veta, përmes postes , si gjoja të sëmurë, por pa dëshmi mjekësore…?! Dhe skandali ndodhi , kur një votuesi- përmes postës , i ishte lejuar të votojë pa qenë i regjistruar në regjistrin zgjedhor?! Pra nuk kish fare të drejtë vote…?!!
- Cili ishte skandali më i rëndë i komisionit komunal ..?!!
Skandali më i rëndë , gjatë këtyre viteve ishte , pa dyshim ai, kur anëtarët e komisionit zgjedhor komunal- dy nga të cilët përsëri u zgjodhën anëtarë- duke ndërruar dresën…?!, i grabitën mandatin e këshilltarit Astrit Kurti, të cilit , ia falsifikuan dorëheqjen- me bekimin e një gjykatësi(DPS), duke ia dhënë mandatin një tjetri, nga lista e PPD-së, koha e Luigj Shkrelit-si kryetar parlamenti ..?!
Ndërsa më vonë- përmes hetuesisë, u konstatua se- demek, anëtarët e këtij komisioni , nuk dinin se kush iu kish dorëzuar dorëheqjen e Astrit Kurtit?!! Ha-ha-ha…?! Dhe as se ku- ishte mbajtur mbledhja e famshme e komisionit zgjedhor për heqje të mandatit atij dhe dhënien e mandatit – tjetrit…..?!! ho-ho-ho….?! Si dhe kush kish marrë pjesë në mbledhje: hi-hi-hi…?!!!
E Shkreli , përveç se jepte e merrte më tërë kivetin…, shumë vonë e mori vesh se “ puçi “, i ish përgatitur mirë atij dhe në faza – nga rivalet e tij për pushtet vendor..?!!
Dhe kështu- sot ata që thonin, në mbledhjet e partisë së tij – se ishin të gatshëm të ia vinin revolen në fyt rivalit, sot i sheh ” tuj derdhin sheqer…”?!!! Kurse anëtarë të përhershëm të komisionit dihet –kush mbesin…, të njëjtit , “ džabe priča Ura – da je vakat?!” ?!!
Një rekomandim i yni për fund
Në këto situata – për ” zgjedhje fer të radhës- do të kish qenë mirë , që ata si anëtarë komisioni (dy nga anëtarët), që falsifikuan rezultatin zgjedhor- të japin vetë dorë heqje ….?! Deri sa nuk është vonë…?!!! Sepse – po bënë përpjekje të manipulojnë rezultatin , nuk do kenë mundësi të ankohen , më – as te PAL VACA….?!! Pa çka se këta të URËS- i dalin zot kontrollit , që s’ia kanë haberin…, ose dëshiroj të besoj se nuk është kështu….?!!
Padia e Ali Rexhës- që kish urdhëruar marrjen e mandatit përmes komisionit – që nuk i piu ujë?! Dhe ra vetë brenda…?!
Me gjithë atë , në këtë punë- l. Shkrelin , si kryetar kuvendi, e kishin bindur në të kundërtën..?!! Dhe i bindur deklaronte: Do ketë punë për inspekcionin administrativ…?!!! Por kot…?!!
” Upravni Sud..”, çoi dorë nga këta kllapina….?!!!
Pas padisë që na bëri Rexha- mu desh të japë edhe vetë deklaratë rreth çështjes
Ja një fragmentë, nga dëshmia dhënë punëtorit të policisë, kur A. Rexha , u ankua në polici- se ia kisha thyer zyren dhe marrë mandatin e k ëshilltarit, dokumentacionin- tomobilin etj…?!!!
Që se bëri kush nga partitë nacionale në Ulqin, pa marrë parasysh konfliktet e ndërsjella – sharjet dhe fyerjet ata nuk kërkuan ndihmën e policisë…?!!!!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„