Kryetari Cungu pershëndet pjesëmarrësit e takimit për seminar në Shkodër
Në Shkodër po mbahet Seminari mbarëkombëtarë për mësimdhënësit e Gjuhës shqipe në diasporë
Kryetari Cungu pershëndet pjesëmarrësit e takimit
Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) e Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit (MAS) të Shqipërisë, organizoi seminarin XII mbarëkombëtar për mësimin plotësues të gjuhës shqipe në diasporë “Shkodra 2016”.
Në seminar marrin pjesë ligjërues shqiptarë, punonjës shkencorë, specialistë dhe ekspertë të arsimit, titullarë dhe zyrtarë shteti, si dhe një ligjërues i huaj nga qarqet përkatëse profesionale të ndonjërit prej shteteve ku zhvillohet mësimi shqip.
Pjesëmarrësit e seminarit I përshëndetën Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë të Republikës së Kosovës Prof.Dr. Arsim Bajrami, kryetarja e Bashkisë së Shkodrës znj. Voltana Ademi kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu dhe Kryetari I KkSh Genci Nimanbegu. Seminari I cili ka tubuar mbi 130 mesimdhenes te gjuhes shqipe ne diaspore perfundon punimet me kater gusht.