Nika: Tradhtia dhe vetëtradhëtia shqiptare – shqiptarë anulo votën….?!!
Këtyre ditëve , pash që deputetët “ me origjinë shqiptare “ të DPSit, na qenkëshin të kërcënuar… , sepse nuk paskan votuar ligjin për ndarjen territoriale i cili Tuzin e bënë komunë , me të drejta të plota. Kurse kjo lë të kuptohet se deputetët dhe politika nacionale janë në rregull . Çka nuk është aspak e vërtetë. Bile politika nacionale gjithherë deri sot e fshehu para të huajve problemin e komunës së Malësisë , po dhe gjithë problemet tjera- bashkë edhe me dallimin që duhet të ekzistojë në mes këtyre “ me origjinëshqiptare..” dhe këtyre që na ranë nga qielli, …?!
Për këtë , po u bëjmë një rifresh do ngjarjeve të shkuara për të kuptuar këtë rreth kërcënimeve, ku disa i shpallëm më të zinj e disa –si egjiptianët e lashtë zotin A MON- RA ?!
Shih marrëveshjen e Ulqinit- Albatrosit, e cila cilësohet nga të huajt dhe nga “ tanët” – školski primjer…“?!! Pra sipas tjerëve- Mali i Zi është në rregull me ne?!
Citojmë nga teksti: “…Me marrëveshje u përfshinë 6 pikat më të rëndësishme :Ndërtimi i maternitetit në Ulqin,( më herët nënat shqiptare , duhej të udhëtonin me makinë për të lindur në Tivar: Hapja e pikës së re kufitare në Sukubinë i cili do të ishte më afër Ulqinit; Hapjen e fakultetit për edukim të mësuesve shqiptarë( por nuk e bënë problem se ku…) dhe për këtë u mor më vonë pëlqimi nga UDSH- pa votim, i cili nuk ishte kusht…. ?!Dhe zgjidhja e statusit të komunës së Tuzit…” Ku UDSH dhe DPS-i , i Tuzit ishin dakord , që kjo të ishte komunë urbane . ?!!
Shih- Gazeta Vjesti , për hapjen e Fakulltetit të Mësuesisë Konzullata Amerikane, ka ndihmuar themelimin e programit, për mësuesi në gjuhen shqipe me 80.000 dollarë
Çfarë kërkuan politikanët shqiptarë- të gjithë deputetët, në darkën e organizuar afër Spuzhit , në prag të referendumit- 2006 nga amerikanët?!!
Në darkë, merret vesh, u pranua se deputetët shqiptarë të socialistëve(DPS)- Si parti qytetare, i përfaqësojnë një lloj shqiptarët , mu si ata, në partitë nacionale dhe nuk u tha asnjë fjalë rreth kushteve që duhet të plotësojë Mali i Zi, për shqiptarët , pasi veç ishin pyetur nga amerikanët për rrjedhat e referendumit dhe kërkesat e tyre- pra edhe të komunës së Malësisë
Deputeti Gegaj ,këtë takim e cilëson si historik sepse, sipas tij, tashmë edhe ata ishin partnerë të barabartë me Amerikanët ,një lloj si Bardhi e Dinosha, ……?!!
Vjesti: Edhe shqiptarët e DPS-it janë partner amerikanë
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„