Nika: Zgjedhjet parlamentare 2016: Të anulojmë votën …?!!!
Shkruan Muhamet Nika
- NA ISHIN DO SHOKË- EDHE UNË DO TË BASHKOHEM ME BARDHIN- HA-HA-HA…?!!
– MBASE NDOKUSH EDHE NA BESON…..?!!
– PANTA REI- ÇDO GJË RRJEDH../ në kuptimin që asnjëherë në burim nuk shohim të njëjtin ujë edhe pse mund të na duket…?! Në se është kështu – Edhe unë – po pajtohem me Bardhin( dhe pse jo – nuk jemi , më pak SOKOLA se këta…?!!!
Shpallja e zgjedhjeve nga Vujanoviq – sipas ligjit aktual zgjedhor , nuk është se e bënë atë fajtorin kryesor për mos përfaqësim autentik nesër në parlament….faji në radhë të parë është i deputetëve shqiptarë në kohën e miratimit të këtij ligji…, por edhe i këtyre aktualë?! Prandaj të anulojmë votën me një guxim qytetar dhe ja pse:
Pas viteve -90 , e këtej shohim të kenë ekzistuar faza të ndryshme të ekzistimit të ligjit zgjedhor- dhe ndërrimet e plotësimet e tij, nuk u bënë sipas procedurës ligjore – me ndërrime dhe plotësime në parlament- që po të ishin bërë , do të kishin statusin e të drejtave të arritura…,
por u bënë, përmes dispozitave të ndryshme kalimtare , e për të cilat kemi folur shpesh. Andaj ka shumë mundësi që Gjeloshaj, për atë që thotë, se fajin e ka Vujanoviqi, nuk është e vërtetë….. Nika është i pa informuar…?!
Për të informuar drejtë opinionin –shqiptarët kësaj radhe ka mundësi të mbesin pa deputetë të partive nacionale – që u dëgjua në parlament edhe nga opozita .Sipas neve , fjala këtu është për një vetëmashtrim tonin – nga deputetët e cekur …, më shumë se sa një mashtrim nga Filipi …?!
SHQIPTARËT NUK I DEPONUAN VLËREJTJET- PËR LIGJIN ZGJEDHOR VUJANOVIQIT…?!
Për dallim prej opozitës malazeze- deputetët shqiptarë të kohës nuk përgatiten kurrfarë kërkesash e vërejtjesh në ligj – që kanë mundur ta bëjnë para Komisionit Ndërkombëtar të Venecias. Dhe kuptohet se kur nuk i deponuan ata – Vujanoviq, nuk kish çfarë t’i dërgonte komisionit të Venecias , dhe kështu , nuk na ka kurrfarë faji. ..!!!
Sipas evropianëve- ligji i këtillë , i plotëson të gjitha standardet andaj edhe kot mund të pritet që të ndryshojë. Kjo është e vërteta , dhe se me këtë ligj , pranuam dhe dolëm në zgjedhje.
Tjetër duhet të shtohet edhe kjo , se në zgjedhjet e fundit, vota e përfaqësuesit të Forcës- në komisionin republikan, ishte ajo që bëri të mundur që mandati i Zenkës- Udsh-së, t’i jepej Frontit – bllokut pro serb- për inat , ose mendonin – llogarisnin, që votat e Mehmet Zenkës do t’i shkonin Forcës- me vendim të komisionit , duke fituar ajo të dytin ….
– kjo është e tërë historia….?!
PËRÇARJET SHQIPTARE JANË TË MËDHA- ANDAJ EDHE NUK DUHEN TË VOTOHEN DHE KËSHTU TË PËRSËRISIM GABIMIN ?!
Kurse marrja e mandatit nuk ishte i vetmi lëmsh i shqiptarëve. Kur Nikë Gjeloshaj – u bë deputet sipas një marrëveshje brenda grupimit tjetër politik…, shohim se ky , si i pa vota që është, e mashtroi edhe Bardhin, të cilit nuk ia lëshoi vendin- duke arsyetuar me fjalët, se : më ke mashtruar më herët dhe tashti e kam radhën unë të te mashtrojë?! Edhe kjo u bë….?!
POR NUK KALUAN SHUMË KOHË DHE HARROI E MASHTROI EDHE GJEKËN- I CILI , IA KISH FALË MANDATIN ASHTU SI MENDON TIA FALË NESËR PËRSËRI HAJDINAGËS….?! KURSE GJEKA – TASHTI NGA FUNDI… , IU LUT T’IA KTHEJË MANDATIN- POR KY I THA SE MË PËLQEN TA MBAJ PËR VETE EDHE NDONJË DITË…., KUPTOHET –VETËM ME NJA 400 VOTAT E MALËSISË QË KISH… , PO KUPTOHET EDHE TË FAMILJES SIME , SI LISTË…..?!!
NDAJ PËR GJITHË KËTA TRADHËTI E VETËTRADHËTI, QË PËRMENDËM, E PËR ATA QË PRITEN…. JEMI TË BINDUR SE – DO TU THYHET PËR KOKË NË ZGJEDHJET E RADHËS VETËM DUKE E ANULUAR VOTËN ….?!
SHIH- AKTI I THEMELIMIT TË PPD-së – KUSH E THEMELOI ATË (Muhamet Nika )dhe e përfaqësoi (Osman Rexha) si dhe PROGRAMI i partisë, për Mal të Zi të pavarur , në vitin 2001…?!!! Që në këtë kohë nuk e kishin si vizion as partitë nacionale – dhe as DPS-i…?!!
(vazhdon)- ZGJEDHJET 2016:
5. TË ANULOJMË VOTËN- REZULTATI ËSHTË I SHITUR….?!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„