Nika: Shumë interesant-serbomalazezt e ulqinit nuk marrin pjesë në mbledhje të kuvendit dhe e braktisin atë…?!!
Kuvendi i Ulqinit , sot pati sukses të kalojë vendimin SHUMË TË PËRFOLUR për objektet e përkohshme – i cili nga kryetari për dispozita – Boro Bashoviq – DPS, ishte cilësuar si i jashtëligjshëm….?!
Mbase ia vlen të veçohet se në punën e tij , për herë të parë – pas viteve 90 e këtej, i ra që në Procesin e votimit , të mos merrte pjesë asnjë malazi…Besoj se jeni dakord që nuk kishte të bënte me bojkot do si do E TË RASTËSISHËM të tyrin…., por sipas neve me një frikë respekt institucional , të arsyeshëm – kundër shkeljes së ligjit! Ata po duket – nuk kanë miq si ne- naltë… dhe nuk janë trima si na- shqiptarët….?! Kur me ” kvorum “, mendojmë se mund të ndajmë përgjegjësitë eventuale të shkeljes ligjore me tjerët . Duke prodhuar kështu- privatizimin dhe kriminalizimin total të pushtetit në mënyrë institucionale…?!
A U PËRSËRIT RASTI I BUDVËS SI PROCEDURË….,
Me gjithë atë – rasti i arrestimit të udhëheqjes së Budvës- para disa kohëve , me ç’rast u arrestuan një pjesë bukur e madhe e udhëheqjes komunale edhe pse materialin e kishin kaluar , ngjashëm – me votë në kuvend , flet mjaftueshëm që nuk ka ndarje të përgjegjësive, kur janë në pyetje shkeljet ligjore…?!
Në kuvend pati këshilltarë të pozitës dhe të opozitës të cilët bënë” kuorum”- votuan sipas interesave, por kësaj radhe NUK MUNGOI AS URA me përfaqësues të sajin..?!!
Për habi , pati nga ata që nuk erdhën fare në mbledhje. Përjashtim të pa pritur këtu – bëri kësaj radhe , PARTIA DEMOKRATIKE, e cila për hatër të zgjedhjes së Met Gjonit- nënkryetar,pranoi t’i shtrinte….. Forcës – me përdhunë…?!!
Ishalla , nuk merret kush me ta nga hetuesia….., por pasi, me siguri që në këtë situatë- nuk votuan për patriotizëm , kur shkelën ligjin- veçse dëmtuan buxhetin e komunës…., pak kush do t’i qante nesër po ta pësonin..?!!
Bile jemi të bindur se nuk do të kishte kush të protestonte , për ta– para komune, si protestuan qytetarët në rastin e aferës së pushtetit të Budvës…..?!!
Lista e këshilltarëve të kuvendit :Emrat e këshilltarëve me të kuqe – janë ata të cilëve nuk iu ndien dhe kalojnë edhe nëpër të kuqe- që me ligj është kuptohet rreptësishtë e ndaluar…?! ME SIGURI KËTO NË KËTË PUNË NUK BESOJMË SE MBAJNË ASHTU KOT , VETËM KANDILIN …?!
Shih – nga anëtarët e komisionit që anuluan tenderin e fituar për LLuna Park, në Shtoj- pati guximin të jetë kundër – vetëm anëtari i komisionit: LLUKA MARNIKOVIQ –DPS, kurse ARBEN TAGANI (DPS) dhe SAUBIH MEHMETI( LD në MZ), mbajtën kandilin…, përkohësisht..?!!
Duke përfunduar- me Luna park, po shtojmë se ka shumë mundësi , të na dalë nesër , edhe një proces” i fituar gjyqësor” – si ai me parking –Ke Vraçari, kur Hajdinaga , anuloi tenderin e fituar nga një serbo-malazi… , i cili me gjyq , pastaj , na i fitoi nja 30 mijë euro për dëmin e krijuar nga komuna…?!
Përflitet se atëherë tenderi u anulua për hatër të njërit- i cili për të mos humbur parkingun e lokalit …., i kish thënë palës që fitoi kontestin : “ EVO KU..C ĆEŠ DOBITI..“. Por ai , me gjithë atë- fitoi paratë nga komuna si zhdëmtim, kurse atë “senin e ofruar e të përmendur..”, si zakonisht në fund e “fitoi “ komuna…?!!
(vazhdon)- SKANDALI I RADHËS: VOTOHET KOMISIONIN KOMUNAL ZGJEDHOR, NË PËRBËRJE TË TIJ, PËRSËRI ULËN KËMBË KRYQ FALSIFIKATORËT DHE MASHTRUESIT E ARGUMENTUR EDHE NGA INSPEKTORËT….
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„