Nika: Çfarë do të bëhet pas të hënës me objektet e përkohshme…?!
- KUVENDI NUK KA KVORUM?!!
I paralajmëruar nga kryetari i tij L. Ndrekiq, që kuvendi do të vazhdojë punën, kësaj të premteje për të votuar programin e objekteve të përkohshëm , përsëri nuk ndodhi …, arsyeja – mungonte kuorumi..?!
Merret vesh që ai, pritet të vazhdojë të hënën, por me pak gjasa minimale pasi një krah i Gjekës, nuk duan të bëjnë shumicë duke kaluar programin- për veç ndonjërit , që mbase lidhet me interes personal….?!
Bile për këtë, edhe po të duan- të ndërrojnë mendim, zor se do ta mund ta bënin…, pasi mund të ndihen” të përdhunuar..” për një veprim të tillë nga Forca! Këshilltarët e Forcës patëm rastin të shohim se i kishin kërcënuar ata me fjalët : Nëse ju nuk votoni programin – Ne nuk ju votojmë Met Gjonin për nënkryetar komune?!
ÇKA NDODHË- NËSE KUVENDI NUK VOTON PROGRAMIN…?!!
A do të thotë kjo , se këshilltarët , me bojkot të tij eventual , rrezikojnë mbushjen e buxhetit të komunës dhe se kjo është me interes për qytetarët- arsyetim i dëgjuar në kuvend nga Genc Niman Begu – Me siguri jo?!
Lejet e dhëna nga kryetari , nuk është se mund të anulohen – të zhbëhen nga KUVENDI…?!
– Ata lirisht , vazhdojnë punën e vet pa kurrfarë problemi ?!!Qofshin ato edhe kontestuese me ligj …?!
Po atëherë – përse e gjithë kjo zhurmë…?! Edhe vet nuk po e kuptojmë…?!
Një gjë e dimë – Ligji i tillë nuk është që sot në fuqi dhe as programi nuk është se votohet për herë të parë me të meta që flet Bashoviq. Vërtetë në kohë tjera, por ka ndodhur që bile programi , as nuk i ofrohej fare kuvendit në miratim .
Madje edhe në kohën time- kryetari Hajdinaga , nuk më shtinte në zor, si Cungu- loron, dhe e nënshkruante vet programin e përkohshëm…?!
Por ama- as opozita e atëhershme – FORCA, nuk është se nuk merrej vesh për këtë punë dhe nuk kërkonin si opozitë – TRANSPARENCË…, që programi I OBJEKTEVE ….të votohej në kuvend( në se nuk më ka lënë kujtesa)…? Por- po.., kam parë të ankoheshin – si Forcë , vetëm për Valdanos…Ku na i lenin –do kaçile ullinjsh , pas derë së komunës…..?!!
Cili mund të jetë rezultati?!
Kjo mbase edhe mund dihet- nëse nuk u kalon inati, për pasojë do kishim- mos zgjedhja e nënkryetarit të PD-së. Por as ky akt , nuk do ti shqetësojë ata që mbeten në parlament( nga të F. Gjekës).
Mbase do të shpresojnë , që nëse – Cungu, ” nuk i dveti- për Bajram të Madh”- program…, atëherë do t’i pyes për Bajram të Vogël …..?!! Kuptohet pas dy muajve…?!!!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„