Nika: Kush është i zoti – mos i qoftë i zi moti?!
– KOMUNA NË TOKËN E SAJ NË SHTOJT- PA AKVAPARK DHE PA LLUNA PARK- KUSH KUJT – PO I MBA KANILIN…?!!!
Nuk e kanë thënë kotë të parët tanë që ai i cili është i zoti, nuk i shkon i zi moti..?!
– Në Shtoj , ai i cili të len pa” Akva park- të le edhe pa “ Luna park..”, nëse Luna Parku nuk vendoset “ te vetë..”- pak ma poshtë e jo na komunës?!!
Pa çka se komuna –mbet pa 15 mijë euro..?!!
KJO ËSHTË NJË PJESË NGA SKEMA E REGJISTRIT TË OBJEKTEVE TË PËRKOHSHME , E CILA SHËNON SIPËRFAQEN E LIRË TË TOKËS SË KOMUNËS – QË U QITEN NË “LEÇI- LICITIM PUBLIK…., DHE PËR TË CILËN U PA SE KËSHILLTARËT E KOMUNËS KISHIN VËREJTJE , PRANDAJ S’PATI KVORUM …, QË PRITET TË BËHET NESËR?!!- INSHALLA….?!
Në TE shohim se si . pas numrit rendor 27-24 në “DONJI ŠTOJ“, komuna kish planifikuar që të japë një hapësirë TË SAJËN -me qira , për 5 mijë euro, për LLUNA PARK dhe e cila në çmimin e parë arriti në 9 mijë euro. ..?!
Por për çudi , ky vendim i komisionit , u anulua përsëri nga komisioni me vendim të kryetarit të komunës…?!
Dhe po duket se mbetëm NË TOKË TË KOMUNËS- pa luna park, ashtu si mbetëm pa akva park…?! Mos pyesni arsyen ata gjithherë mund të gjinden?!!
Ishalla ky veprim nuk është i lidhur diku me ata persona që ndaluan – Akva parkun..?! Nuk po u besojmë gojëve të liga të cilat këto dy punë i lidhin bashkë, se demek luna parku do të vendoset diku më poshtë ashtu si akva parku në një hapësirë- tokë private për 8mijë euro….?!!
Me gjithë atë , nesër në kuvend- mbase tesh po e shohim ku rri lepuri- si fëmijë , në shkollë na mësonim që rri nën lakën…, aty ku edhe lindëm ne –si fëmijë sipas përrallës së gjyses , kur e bezdisnim të dinim se si lindëm…?!
Por mbase , ku do lindë luna parku, ka mundësi që të mos e dini kurrë…..?! Kryetari i kuvendit, sipas rregullores , e ka përgjigjen edhe më të lehtë se gjyshja.., sepse- kur kryetari i komunës thirret në nenin 58 – atëherë sipas rregullores , kuvendi nuk ke të drejtë as ta pyes fare- të paktën sa ne gjyshen.
Kuvendi sipas këtij neni, vendos pa debatë. Pa marrë para sysh , që nuk je i bindur që ke le nën lakën. Gjyshja – si duket , mbase fliste me metaforë dhe kish të drejtë, por..?!!!!
Kush kujt po i mba kandilin….?!Shih emrat e anëtarëve të komisionit , të cilëve iu imponua të anulojnë tenderin QË KISHIN MIRATUAR..?!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„