Intervistë me Jetmira Hoxhen, Skenografja e parë në Ulqin
E ftuar nga Albana Kurti në televizionin Teuta , Jetmira Hoxha eshtë në qendër të vëmendjes të kinomatografisë Kosovare. Jetmira shpreh disa shembuj që nuk mund të përgatitet skena nëse skenografi nuk e ka lexuar pjesën. pastaj edhe kjo që thashë nuk mjafton pasi kërkohet të depërtosh brenda pjesës, të frymëzohesh dhe të futesh në botën e imagjinatës. Më ka pëlqyer puna dhe kam bërë më të mirën që kam mundur. Para se të nisja punën e përgatitjes së skenës, lexoja tekstin, njihesha me personazhet, vendin dhe mjedisin, kohën dhe periudhën, mendoja dhe më pas fantazoja për skenën. Nuk e them me saktësi se sa kohë do përgatitja e një skene pasi varet nga frymëzimi. Ndodh që kërkon disa ditë me rradhë studim. Frymëzimi nuk është se gjendet në xhep. Pastaj kërkohet këmbëngulje dhe bashkëpunim për t’i shkuar deri në fund. Nuk bëhet skenografia po nuk u përjetua pjesa dramatike. Është e dmomosdoshme që skenografi të futet thellë në botën e brendshme psikologjike të personazheve si dhe në kulturën e të sjellurit, të të veshurit, të mjedisit ku jeton e të tjera si këto.
Ju ftojm të ndiqni intervistën me skenografen Jetmira Hoxhën.