Aksidentohet rëndë shoferi i motorit Fatmir Spuzha në Sutomore
Fatmir Spuzha, motoçiklisti nga Ulqini, u lëndua në aksidentin i cili sonte rreth orës 20.45 ndodhi në rrugën magjistrale para supermarketit “Voli” në Sutomore, raporton portali Ul.info.
Për “Sutomorske novine” nga policia është thënë se Spuzhën e goditi makina e pronarit të panjohur i cili nuk u ndal pas aksidentit.
Sipas informatave të Shërbimit të Urgjencës Spuzha lëndoi këmbën dhe nuk e ka jetën e rrezikuar.
Hetimi është në vijim
Foto: Sutomorske novine