Ledri – Faleminderit Nene, shoqni dhe familje, Faleminderi Ulqin
Befasia e mbrëmshme ia nxorri këto fjalë Ledri Vulës
Me rastin e 30 vjetorit të lindjes, mbrëmë këngëtari Ledri Vula morri një befasi shumë të këndshme
Në vendin bregdetar, Ulqinin, nëna e tij Xheraldina Vula, mblodhi shoqërinë e tij për ta befasuar djalin e saj të vetëm për ditën më të rëndësishme të tij, atë të lindjes, shkruan lajmi.net.
Nga kjo surprizë, e përcjellur me shumë ngjyra sigurisht Ledri u ndie shumë i vlerësur.
Ai, nëpërmjet një postimi, i ka mbledhur disa fjalë si shenjë falenderimi për organizatorët e ndejës surprizë, të pranishmit, e ata që e uruan.
“Nje falenderim shume te madh per te gjith shoqnin dhe familjen qe ishit mbrem ne party-n surprize dhe mbi te gjitha faleminderit nenes,fejos edhe titit per organizimin me te mir naiher. Shum faleminderit te gjitheve per urimet qe me keni derguar dhe ma keni ber diten edhe me happy me dashurin qe ma keni fal. Peace and love! Ju dua”, janë fjalët e këngëtarit përkrah kësaj fotografie./lajmi.net.