Tradita Ana Malit nga Ulqini në festivalin e kulturave në Salzburg të Austrisë
Të shtunën, më 09. 07. 2016, në qytetin e vjetër të Salzburgut do të dëgjohet muzikë në gjuhë të ndryshme, do të vallëzohet dhe festohet në mënyra të ndryshme, ku do të ketë edhe specialitete të shumta nga kuzhinat e tyre.
Shoqata austriake – shqiptare “Aleksandër Moisiu”, së bashku me grupin e vallëzimit “Tradita” nga Ulqini, do të prezantohen me një program të pasur popullor, shkruan salzburg.com, përcjell albinfo.ch.
Festivali “Fest der Kulturën” do të organizohet për shkak të 200-vjetorit të qytetit të Salzburgut.
Kryesia e shoqatës “Alekander Moisiu” ka bërë thirrje që gratë dhe vajzat shqiptare të kontribuojnë me ushqimet tona tradicionale në këtë festë të madhe, e cila do të organizohet në qendrën e qytetit të Salzburgut.
albinfo.ch http://www.albinfo.ch/nje-feste-shumengjyreshe-ne-festivalin-e-kulturave-ne-salzburg-te-austrise/