Ulqini në prag të sezonit turistik duket si kantier ndërtimi
June 19, 2016 | Ngjarjet - Events
Edhe pse sezoni turistik është në prag në Ulqin këto ditë po gërmohen rrugët në qendër të qytetit, raporton portali Ul.info.
Kjo veçanërisht sjell probleme në lëvizjen e këmbësorëve dhe qarkullimin e automjeteve, por edhe me parking, problemin kronik të Ulqinit.
Në vendet në Bregdet është dhënë urdhri për përfundim të punimeve ndërtimore, gjegjësisht është caktuar afati i ndalimit të ndërtimit i cili filloi me 15 qershor dhe vlen deri më 15 shtator.