Nika: Filloi sezoni “ i bllokadave gjyqsore “ të komunës
Me sezonin e mizave dhe vapës për buxhetin e komunës dhe të punësuarit e saj ,sipas traditës, ia behin edhe mizat e vapës për të ardhurat e tyre .
Kur me vapë u avullohen shpesh edhe rrogat e tyre nga bllokadat gjyqësore..?! Sepse helbete , bashkë me sezon , kur shtohen të ardhurat nisin edhe bllokadat nga gjyqet.
KOALICIONI I ISHARETIT , po duket nuk ka mandat t’i ndalë këta që priten ditëve të fundit. Ndoshta në pyetje mund të jetë ndonjë ” isharet “ tjetër…?!!
Kjo gjë merret vesh sot, kur sindikata e komunës dha alarmin që EKZEKUTUESI PUBLIK, kish në dorë vendimin e gjykatës për bllokim të komunës për 100 –dra mijëra euro dhe kërkoi zbrazjen e buxhetit për paga.
Ishalla IZVRSHITELI kësaj radhe punon me ligj dhe mbron punëtorët të cilët kanë përparësi me rrogat e veta në raport me lëndët gjyqësore dhe , pse jo , ishalla gjen kohë edhe i mbron ata , edhe ish nënkryetari BECI, i cili u tha se kontrollon komunën dhe financat deri në zgjedhje para sektorit civil . Dhashtë zoti, që ky nuk është i zënë e të merret me punë kunjash -buzë trotuarit , të cilat ia shkulën edhe pse u vunë në mandat të tijin si nënkryetar?!!
Pikëpamjet e shprehura në faqen “OPINIONE” nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht politikën redaksionale të „Lajmeve nga Ulqini„