Ulqin: Bagëtitë e lëshuara – rrezik në komunikacion
Komuna e Ulqinit pas një kohe të gjatë nënshkroi në prag të sezonit turistik marëveshtjes një vjecare e cila parasheh grumbullimin , vendosjen dhe përkujdesjen për bagëtitë e lëshuara –të lëna në mëshirë të fatit ,që jo rrallë herë janë bërë shkak i aksidenteve me pasoja jetë njerëzish.
Bagëtitë , do të grumbullohen dhe do të ruhen në afat prej shtatë ditësh e gjatë këtij intervali atyre do ti ofrohen të gjitha shërbimet e nevojshme. Përcjelljen dhe realizimin e marëveshtjes do ta bëjë Sekretariati për veprimtari komunale dhe mbrojtjen e ambientit dhe Policia komunale e Komunës së Ulqinit.
Luten pronarët e bagëtive që të jenë të kujdeshëm dhe mos të leshojnë bagëtitë pa kontroll. Në këtë mënyrë japin ndihmesën e tyre dhe i shmangen ndëshkimeve të mundëshme
Municipality of Ulcinj/Ulqin