Dhunohet barbarisht gazetari në Podgoricë Kristjan Dukaj
Të martën në mbrëmje rreth orës 21:30 në Podgoricë, është sulmuar aktivisti nga Malësia e Madhe-Tuzi, Kristjan Dukaj tek sa po dilte nga automjeti i tij. Ai është goditur mbrapa në kokë nga disa persona ende të paidentifikuar. Ndërsa gjendja e tij shëndetsore paraqitet jashtë rrezikut për jetën. Shkaqet për këtë sulm mbeten ende të paditura, pasi as vetë Kristjani nuk mund ti sqarojë ato. Ndër të tjera ai pohon që nuk ka pasur asnjë konflikt me ndokënd gjatë këtyre kohëve.
Ndërkohë forcat policore, po punojnë për zbardhjen e këtij incidenti.
Duhet cekur, që kohëve të fundit Kristjan Dukaj është një ndër studentët më aktiv shqiptarë në Mal të Zi, duke botuar shkrime të ndryshme në gazetari dhe politikë. Ai ka kritikuar partitë shqiptare dhe gjithnjë duke cekuar ndryshimet që duhen bërë. Së fundi ka botuar artikullin “NATO në mbrojtje të drejtave dhe lirive të popujve” i cili është botuar në gjuhën shqipe dhe atë malazeze. Mbas këtij artikulli, ka qenë i ftuar edhe Radion e Malit të Zi në gjuhën shqipe, pasi ky artikull ka shkaktuar edhe debate dhe polemika të shumta.
Arberia News