Komuna e vendosur të menjanojë problemet për rrjedhën normale të sezonës
Kryetari Nazif Cungu, nënkryetarët, sekretarët dhe pëfaqësuesit e dretorisë së policisë komunale shqyrtuan një sërë çështjës dhe caktuan afatet për eliminimin e tyre. Kryetari Cungu është i vendosur që në sezonin e këtij viti duhet zgjidhur çështja e lypësave, ajo e trafikut, vendparkimit, dislokimi i punëtorëve fizik, kafëshve endacake, menjanimi i banderolave, plakatave vend e pavend dhe çështja e sinjalizimit horizontal dhe vertikal.
Në takim për secilin subjekt u caktuan detyrat. Mund të thuhet se disa nga problemet e përvitshme që në fillim të javës së ardhshme do të marrin zgjidhje.
Pritet që shërbimeve tu vijnë në ndihmë qytetarët e bashkësisë lokale veçmas për problemet e Ranës.