Florin Krasniqi pronar i “Rezidencës së Balshajve” në Kalanë e Ulqinit
Kjo rezidencë u përurua gjatë ditë së djeshme, nën praninë e mysafirëve dhe politikanë nga Mali i Zi e Kosova, shkruan lajmi.net
Kështu ka bërë të ditur njëri nga banorët e Kalasë së Ulqnit, Ismet Karamanaga.
“Mbrëmë në praninë e shumë mysafirëve, dhe personazhëve nga politika dhe kultura nga Ulqini, por edhe nga Republika e Malit të Zi dhe asaj të Kosovës, u bërë hapja solemne e ‘Rezidencës e Balshajve’, thotë ai.
Sipas Karamanagës, “Rezidenca e Balshajve” me “Kullën e Balshajve” është një kompeks apartamentesh i cili padyshim do ta ngrisë ofertën turistike të Kalasë.
“Mendoj se, pranë kuzhinës të mrekullueshme ‘Rezidenca e Balshajve’ oron edhe apartamente për bujtje të nivit të lartë. Të gjitha këto, por edhe shumë supriza të tjera, do të mundësojnë që ta ndieni veten të relaksuar në këtë bukuri të rallë. Kalaja e Ulqinit e lashtë dhe e bukur, ku secili gur dëshmon për një të kaluar të bujshme, dhe me një bukuri të jashtëzakonëshme, ju fton që ta vizitoni.
Pronari zotri Florin KRASNIQI, apo “Kujdestari” , siç e dëshiron ta quajn vehten është një njeri i veçantë, me një inteligjencë të jashtëzakonshëme, kozmopolit, modest, i pashëm dhe markant. Jam më se i sigurt se zotri Florini është më se i mirëpritur nga të gjithë ne në Kala, në Ulqin, por edhe më gjërë.
Gjithashtu, mendoj se zotri Florini edhe në të ardhmnen do të na sjellë më supriza, në veçanti do të marrë pjesë në investime të cilat do të mundsojnë ngritjen e nivelit të jetesës në Kala.
Dhe në fund, dëshiroj të themë edhe një fjali me të cilën kam dyshirë ti shpreh emocionet e mia si një ndër banorët e Kalasë. Ishte kjo një mbrëmje e bukur, solemne e paharruar dhe e përshtatshme ambientit e Kalasë sonë shekullore dhe publikut që ka marrë pjesë aktive në këtë solemnitet”, ka shkruar ai. /lajmi.net