Restorant IDEA, argëton fëmijët e çerdhes “Arushi Pu”
Para ditën e së Premtës, me 01 prill 2016, fëmijët e çerdhës të Instituticionit privat parashkollor “Arushi Pu” nga Ulqini, bashkë me edukatorët, me ftesë të stafit të Restorantit IDEA vizituan ambijentin tonë të ngrohtë për voglueshët tanë.
Stafi i restaurant IDEA përgatiti një program të begatë për voglushët tanë, ku fëmijët u zbavitën dhe u argëtuan tej mase. Krahas këndit të lojrave që posedon restauranti, fëmijëve tanë iu ofruam personazhe nga bota e filmave vizatimorë të veshur në pamjen e arushit Panda, dhe në fund fëmijëve tanë iu ofruam një drekë të ëmbël.
Dua të theksojmë që kjo ishte vizita e parë e kësaj çerdheje, duke pasur parasysh se restorant IDEA ka një kohë të shkurtër nga hapja e tij, por ne do të vazhdojmë që ti ftojmë edhe fëmijët e çerdheve të tjera, ku qëllimi ynë është argëtimi i këtyre voglushëve dhe ofrimi i një ambijenti shumë të dashur dhe të ngrohtë për të gjithë fëmijët e qytetit tonë.
Andaj restorant IDEA çdo herë do ti ketë dyert e veta të hapura për çdo kënd kur është në pyetje argëtimi dhe gëzimi i fëmijëve tanë, duke filluar nga këndi i lojrave që posedojmë, meny e begatë për voglushët, si dhe organizime të ndryshme të ditëlindjeve.
I falenderojmë edukatoret dhe fëmijët e dashur që pranuan ftesën tonë duka na nderuar me pjesmarrjen a tyre. Gjithashtu falënderojmë edhe stafin e Televizionit Teuta që ishte pjes e këtij programi.
Përshkrim i shkurtër i restorantit IDEA:
Restorant IDEA gjindet në Kodra të Ulqinit, punën e saj e filloj në nëntor të vitit 2015. Ofron kapacitet prej 150 ulëse brenda lokalit, si dhe 300 ulëse terasa e saj.
Ka këndin e lojrave për fëmijë, ku krahas kësaj organizojmë ditëlindjet e tyre dhe kemi një meny të veçantë për to. Gjithashtu organizojmë shërbime në evenimentet e juaja, tubime të ndryshme festive, gëzime familjare.
Kemi çmime konkuruese dhe oferta speciale, si dhe pjesë e ofertës sonë është edhe ofrimi i porosive nëpër shtëpia.
Mbi të gjitha qëllimi i hapjes së këtij restoranti është humanitarë dhe jo profitabil, ku të ardhurat e saja krahas mbulimit të shpenzimeve, pjesa e mbetur iu dedikohet familjeve të kategorive të ndryshme në nevojë si dhe për fëmijët jetim të qytetit tonë.
Andaj ju mirepresim që ti shijoni ngrohtësinë, profesionalizmin, menynë e begatë, dhe ambijentë të qetë që ofron restoranti IDEA.
Me respekt, stafi i IDEA-s.