Markoviq: Modeli i Ulqinit edhe për veriun e Malit të Zi
Formimi i pushtetit të ri në Ulqin nuk është rezultat i tregtive partiake , por fryt i marrëveshjes i funksioneve të ndryshme politike në interes të qytetarëve së shpejti mund të zbatohet edhe në Komunat tjera, por edhe në nivelin shtetëror , konsiderojnë në PDS.
Zëvendës kryetari i PDS Dushko Markoviq ka vlerësuar se formimi i pushtetit të ri në Ulqin tregon se si bashkëpunimi i PDS me partitë e popujve pakicë dhe opsionet e ndryshme politike mund të jetë model i mirë edhe për qytetet e tjera , por edhe për nivelin shtetëror.
Bashkëpunimi në interes të qytetarëve ,e jo luftë e zhveshtë partiake ose personale për funksion , mund të jetë model i mirë i bashkimit të opsioneve të ndryshme ,jo vetëm në Ulqin ,por edhe për mjedise tjera shumë nacionale ,siç janë Plava , Rozhaja dhe Gucia, sepse promovohet ideja e bashkëjetesës dhe bashkëpunimit politikë .
Njëkohësisht përvoja e bashkëpunimit në komuna mund t jetë sinjal edhe për arritjen e marrëveshjes në interes të qytetarëve në nivelin shtetëror, ka theksuar Markoviq për gazetën POBJEDA.
RTCG