Ndërroi jetë Rebeka Rexhepi mbesa e Hajro Ulqinakut
Rebeka Rexhepi, e cila para dy viteve u diagnostifikua me kancer, ka ndërruar jetë. Lajmi për vdekjen e Rebekës është postuar nga shumë shok e shoqe të saja.
Rebeka në moshën 16 vjeçare u përballë me sëmundjen e kancerit. Që ajo të shërohet shumë qytetarë të Kosovës i dolën në ndihmë që Rebeka të shkojë jashtë vendit dhe të marrë trajtimin e duhur.
Në gusht të 2014’tës, nëna e saj, Xheraldina e cila përmes një shkrimi në rrjetin social facebook, ka thënë se Rebeka është shëruar nga kanceri.
“My baby is kancer free!!!!!!! Miq, Re Beka sot zyrtarisht është e shëruar”, ka shënuar ajo në facebook.
Nëna e saj Xheraldina, ka luftuar me të gjitha forcat që vajza e saj të shërohet plotësisht nga kanceri, mirëpo sëmundja iu kthye përsëri.
Portali Indeksonline