Lajm.me: Gjeka po hetohet nga Prokuroria e Shtetit per “Aferen Copyright”
Prokuroria e Shtetit ka hapur hetime ndaj kryetarit të komunës së Cetinës Aleksandër Bogdanoviq, dhe atij të Ulqinit Fatmir Gjeka, nëlidhje me nënshkrimin e një kontrate me kompaninë Copyright nga Budva, shkruan gazeta Dan, kurse raporton në gjuhen shqipe edhe portali Lajm.me.
Sipas kësaj kontrate, kryetarët Bogdanoviq dhe Gjeka, pothuajse në të njëjtën kohë dhe me shifra identike, i kanë kaluar obligimet që Budva u detyrohej Cetinës dhe Ulqinit, në kompaninë Copyright, pronar i së cilës është biznesmeni kontrovers nga Budva Marko Kentera.
Arsyetimet për këtë, sipas kontratës, janë detyrimet e këtyre dy komunave ndaj kompanisë Copyright. Në rastin e Ulqinit Organizata turistike i detyrohej kësaj kompanie shumën prej 27.500 euro, por sipas Prokurorisë nuk ka provë reale që e vërteton këtë borxh.
Në emër të komunës kjo kontratë është nënshkruar nga kryetari Fatmir Gjeka dhe drejtoresha e OT-së Zana Sarvan.
Kryetari i Cetinës Aleksandër Bogdanoviq, është dhëndërr i ish-zyrtarit të lartë të PDS Svetozar Maroviq.