Mali i Zi: Ulqini dhe Hani Hotit përgatitet për pritjen e refugjatëve nga Siria
Qeveria e Malit të Zi, këto ditë, vendosi që të bëjë përgatitjet operative për pritjen e mundshme të refugjatëve nga Siria në rast të mbylljes së kufijve nga ana e shteteve të BE-së. Në këtë kuadër Mali i Zi do ti bashkërendojë veprimet me shtetet e rajonit dhe me kërkesat e BE-së.
Kohë më parë Mali i Zi nisi ndërtimin dhe sanimin e dy hapësirave për vendosjen e refugjatëve. Njëra gjendet pranë kufirit me Shqipërinë, te pika kufitare e Hanit të Hotit, 20 km largë Podgoricës dhe tjetra në Zogaj të Ulqinit, në objektet e braktisura të ish ushtrisë jugosllave.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj përgatiti kronikën.
VAO