FORCA dhe Alternativa shqiptare kanë kërkuar kthimin e mandateve të garantuara

February 12, 2016   | Ngjarjet - Events

Forca dhe Alternativa shqiptareForca e re demokratike FORCA dhe Alternativa shqiptare kanë kërkuar që partive shqiptare tu kthehen mandatet e garantuara në kuadër të njësisë së veçantë zgjedhore të cilat kanë qenë të mundura me zgjedhjet e mëparshme ligjore. Siç është kumtuar ata me urgjencë ia kanë dorëzuar kryetarit të Kuvendit duke kërkuar që kërkesa e tyre të shqyrtohet në  kuadër të grupit i cili është duke përgatitur marrëveshjen për krijimin e kushteve për zgjedhjet të lira dhe të ndershme.

Forca dhe Alternativa shqiptare kërkojnë shqyrtimin e kërkesës së dorëzuar më parë për ndryshimin e ligjit për zgjedhjen e këshilltarëve dhe të deputetëve, kështu që partive shqiptare  tu kthehen mandatet e garantuara  në kuadër të njësisë së veçantë zgjedhore. Kjo e drejtë partive shqiptare , me mbivotim , në kundërshtim me principet e garantuara kushtetuese të aksionit afirmativ dhe në kundërshtim me vullnetin tonë u është marrë , thuhet në kumtesë.

TVCG