Silver Korda Kordiq: Stamolla digjet – Kurva krifet
Fati më i madhë i politikanëve lokal të Ulqinit (por kjo vlenë edhe për ato republikan), është ai, që viti ka disa festa fetare të tre besimeve, data të «rëndësishme» shtetërore dhe lokale, inaugurime, promovime, shpërblime të ndryeshme zyrtare, publike, me namë dhe pa namë… Duke falënderuar këtyre, «liderët» dhe udhëheqësit, themeluesit, kryetarët e partive, këshillave, «bordave», drejtorive, organeve, «subjekteve politik»??? munden publikisht në TV, radio, gazeta, Faqebukë, forume, «lajme» internetike të shumta dhe media të panumërta, zyrtarisht me uruar, përgëzuar, dëshiruar, lavduar, përhajruar, me u sha dhe «me u shilu», me kritikuar (por jo vetëkritikuar-se kjo veti nuk eksiston në mentalitetin, karakterin, kulturën dhe mentalitetin e tyre), me ia «njehë dilet e të shtunet» personit, grupit, partisë, organit, sekcionit, subjektit politik dhe me u arsyetuar për çdo gjë dhe çdo send, edhe nëse ai ose ato vetë janë fajtor dhe shkaktar të një anomalie të caktuar.
Në bazë të këtyre veprimeve dhe «aktiviteteve» të kryetarve, nënkryetarve, këshilltarve, liderve, aktivistëve politik, funkcionarve partiak, apartaçikve komunal dhe regjional, subjekteve politik, na imponohet përshtëpja dhe bindja se të gjithë këto aktor publik-politik nuk kanë as punë tjera, as detyra më të rëndësishme, as obligime më primare, e mos të përmendim synimet strategjike si parakusht i zgjidhjeve ose zbutjeve të krizave, halleve të popullit, dështimeve sociale, ekonomike, turistike, komunikacionit rrugor (varra kancerike e Ulqinit)…
Do të ishte e padrejtë, nese këtu nuk kishte me u theksuar aftësia e të gjithë kryetarve të Ulqinit, të 25 viteve të fundit: organizimi i festimeve te Vitit të Ri dhe vjetoreve partiake, me koncerte publike, sipas sistemit romak «lojëra, bukë dhe kamxhik», me «artista/e» të estradës muzikore balkanike, me çmime astronomike, ku popullit bile për dy, tri orë ia «pijëshin» menden dhe trurin me repertoare të melodive «tarllavarlla-turboflok-greko-sllavo-turke-rrumba-samba…
«Mbrëmë në “Hotelin Mediteran” u organizua një mbrëmje për të shënuar katërvjetorin e Partisë Demokratike. Të ftuar ishin lider të partive të ndryshme si Forca e re Demokratike, Alternativa Shqipetare, Partisa Social Demokrate, Lidhja Demokratike, Partia Demokratike e Socialisteve dhe disa figura tjera politike…»
«Të shtunën me 26. dhjetor, Forca e Re Demokratike organizon një festim modest me rastin e 10 vjetorit të themelimit. Festimi do të bëhet në hotel Mediteran në ora 19.00, me ç’rast do ti bashkangjitet edhe kokteji tradicional i fundvitit.»
Tipike, kronike dhe simpomatiko-ballkanike, është vesi negativ i të gjithë «subjekteve politike», të partive shqiptare të Ulqinit-Malit të Zi, gjithëmon para zgjedhjeve, para ndryshimeve personale, çrregullimeve brënda/ dhe jashtëpartiake, humbjesë së autoritetit dhe besimit te votuesëve, i “bie ndër mend” të zgjohen nga gjumi. Pse, veç në kësi situatash politikanët dhe “liderët” takohen, bisedojn, janë të “shqetësuar” lidhur me situatë në Ulqin, bërin konsultime “për mbarëvajtjen e Kuvendit të komunës së Ulqinit”…?????
Në vend se të diskutonin dhe analizonin mossukseset-dështimet e tyre, gjegjësisht, të gjithë politikanëve të partive ashtuquajtura shqiptare, në këto 25 vite, ato luftojn për interesat e veta individuale, për ambiciet profiterike. Ulqini s`ka patur as nga ky “tandem” politik i fundit, as koalicioneve tjera në skenën politike të Ulqinit, asnjë far «hajrit» as dobie! Veç sherr!!! Këto 25 vite të fundit “mifet në Bunë”, organizohen trueza dhe manifestime politike, mbahen fjalime plotë fraza, punë boshe… «Subjektete politike» nuk munden të ngopen me akuza reciproke, kritika dhe insinuacione të pa numërta njëri ndaj tjetrit, duke mposhtur dhe ofenduar njëri tjetrin, duke hedhur fajet e veta njëri tjetrit, duke u arsyetuar para opiionit-elektoratit (gjithëmon para zgjedhjeve të reja), me qëllim të «pastrimit» moral, kështu që në zgjedhjet e reja të shkëlqenin si të shenjët. Paradoxus Balkanicus!!!
365 ditë të vitit, partitë, «subjektet», faktoret, «liderët» politik të Ulqinit nuk realizonin, nuk zbatonin asgjë konkrete, evidente, pozitive, progresive, përsëmarit për qytet, popull, rini, ardhëmeri… Veç «grihen» e «captohen si micat në thes», shpifin, «qesin voj në flakë», shtyhen se kush do të jet «ma i forti» si fëmijët në Çerdhe. Okupimi i tyre gjatë 365 ditëve është si me siguruar «karikat/fotejat», si me da ndonjë copë «tortë» për vetën dhe më të afërmit e tyre, si me përfituar piunat e partive kundërshtare për koalicione të ndryshme, vetëm e vetëm që në fund të mandatit katër vjeçar me e grabitur edhe nji «4-vjeçare». Strategjia e tyre politike është «here uj e herë verë», tash me «shushën», nesër me «marushën», pa u kuqur ndopak fëtyra e tyre. Politika është shëndruar në Ulqin (dhe mbarë Malin e Zi, por edhe në mbarë republikat ishjugosllave) në biznesin më profitprues, por edhe metoda dhe patenti më i sigurt të përfitimit të «autoritetit». Sa ma tepër ka vjedhur një politikan, aq «autoritet» më të lartë gëzon te opinioni.
Buxheti, financat, pagesat, investimet, realizimet dhe aprovimet e projekteve të paraparë kane dështuar në mënyrë kronike, bllokadat e buxhetit komunal janë bërë metoda më efektive të armiqëve të Ulqinit për ta plaçkitur, për ta thyer boshtin eksistencial të qytetit, Komunës, popullit. Si kujt i bie ndër mendë nga jashtë Ulqini dhe Mali i Zi, e padisin Komunën, e bllokojn dhe ia zbrazin konton, e xhveshin si prostitutën në rrugë, e shqyejn «si kurva kopilin». Natyrisht, me Aminin e Njerkës në Podgoricë. Kurëse «subjektet politike» në Ulqin veç «qanin dhe vajtonin» mbi padrejtat që po i bëhenë Ulqinit, dhe..? Asgjë! Çdo prallë zgjatë tre ditë!!!
Deri sa lexojm kësi lajmesh:
Gjeka:»Cungu është opozita më e madhe vet vetes»,
populli ka halle tjera:
«Tubimi protestues: PARA KOMUNËS PUNËTORËT E TRE NDËRMARRJEVE PUBLIKE; Drejtuesit e tyre kanë kërkuar që të jenë të pranishëm në seancën e sotme të Parlamentit lokal…“
Filozofja jetësore e Ulqinit Antikë-Bejaze KORDA, do ta përfëshinte kte situat të mjerueshme, aktuale në Ulqin shkurt, qart, shumëdomethënës, pa patur nevojë për të harxhuar kaq fjalë dhe „nefes“, si une këtu:
“STAMOLLA DIGJET-KURVA KRIFET!!!
Silver Korda Kordic Facebook