Ulqin, krizë politike e partive shqiptare – Video
January 4, 2016 | Shoqëria / Društvo
Si pasojë e përçarjes në koalicionit e spektrit politik shqiptar “Bashkë për të ardhmen e Ulqinit” prej disa muajsh, në këtë komunë mbretëron kriza politike. Fërkimet e ashpra mes partive shqiptare i kanë shtyrë ata që t’i bëjnë thirrje Partisë Demokratike Socialiste të kryeministrit Gjukanoviç për t’i ofruar postet udhëheqëse në Komunën e Ulqinit. Nëse ndodh një veprim i tillë, për herë të parë pas 25 vjet zgjedhjesh shumëpartiake, Ulqini me shumicë shqiptare do të bie nën pushtetin e një partie të spektrit politik malazez.
Korrespondenti i Zërit të Amerikës Ali Salaj sjell hollësi nga Ulqini.
VAO