KKSH: Mesazh urimi për festën e 28 nëntorit – ditës së flamurit
KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI
NACIONALNI SAVJET ALBANACA U CRNOJ GORI
ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO
Nr. 257 / 15
Ulqin, më 27.11.2015
Mesazh urimi për festën e 28 nëntorit – ditës së flamurit
28 Nëntori – Dita e Flamurit, është festa që bashkon shqiptarët anë e mbanë botës, është festa që shqiptarët i bën një. Andaj është e udhës që për këtë datë të rëndësishme kombëtare, të tubohemi të gjithë për ta shenjuar në gji të flamurit të Skënderbeut, duke udhëtuar në retrospektivë, duke kujtuar personalitetet dhe veprat e tyre, të cilat kanë bërë që ne sot të gëzojmë gjuhën, flamurin, shtetin dhe identitetin e pacenuar.
Gjatë të kaluarës së vështirë, shqiptarët arritën që denjësisht të mbrojnë kombin e tyre dhe gjakun e ilirëve jetik. Ne jemi ndër popujt e rallë, autokton, që jetojmë të grimcuar në shtete rreth e qark shtetit amë, jemi popull shembull kur bëhet fjalë për tolerancën ndërfetare, jemi gegë e toskë, jemi shqiptarë që na bashkon një gjuhë, një flamur, një gjak.
Shfrytëzoj rastin që, në emrin tim personal dhe në atë të Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Mal të Zi, t’i përcjell çdo shqiptari urimet më të përzemërta me rastin e 103 vjetorit të Pavarësisë, Ditës së Flamurit, me dëshirën që të jetojmë përherë të bashkuar, në harmoni me njëri tjetrin, duke kujtuar me krenari të kaluarën, duke mbrojtur të tashmen, dhe duke ndihmuar të ardhmen.
Uroj që urat lidhëse të krijuara midis shqiptarëve të trevave të ndryshme, të bëhen më të numërta dhe të kosmopolitenizohen, ashtu siç është bërë tradicionale Maratona e Pavarësisë Ulqin – Shkodër, e cila bashkon të gjithë popujt vullnetmirë.
Urime!
KËSHILLI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË MALIN E ZI – ALBANIAN NATIONAL COUNCIL IN MONTENEGRO
Mali i Zi – Crna Gora – Montenegro, 85360 Ulqin-Ulcinj, bul. Gjergj Kastrioti Skënderbeu p.n ,
Tel/fax +382 30 411 302, mob.+382 67 747 707, + 382 69 333 663
Web: www.knsh.me , E-mail: knsh@t-com.me