Drogë në bombulën e gazit në kufirin Sukobin-Muriqan – Video
Policia e Shkodrës kapi një sasi prej 20 kilogramë drogë të mbyllur në një bombul gazi për automjetet si dhe arrestoi poseduesin e lëndës narkotike.
I arrestuari është shtetasi Gj.F, banues në Shkodër. Ai u kap në pikën e kalimit kufitar Muriqan, ku është paraqitur për të kryer procedurat e daljes me automjetin tij me targa AA 609 MK.
Duke u bazuar në analizën e riskut, nga ana e policisë kufitare, u bë përzgjedhja për kontroll të detajuar në vijën e dytë. Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare në pjesën e pasme të automjetit, në pjesën e brendshme të bagazhit, u konstatua një bombul gazi me ngjyrë të zezë metalike, e cila kishte shenja të lyerjes me bojë.
Pas hapjes së bombulës, në brendësi të saj u gjet një bombul tjetër metalike, me qëllim mbajtjen e gazit të bombulës që punonte automjeti, ku pas hapjes së saj u gjet lëndë narkotike Canabis Sattiva.
/ Top Channel