Dr Jakupi pyet: Si janë zgjedhur anëtarët dhe kryetarët e bashkësive lokale në Ulqin
Kryetari i Lëvizjes qendrore shqiptare për integrime dr Isat Jakupi pyeti kryetarin e Kuvendit komunal të Ulqinit mr Fuad Haxhibetin si janë zgjedhur anëtarët dhe kryetarët e bashkësive lokale. “Duke parë listat është e qartë që bëhet fjalë për përfaqësuesit e njërit grupim politik, atij tuajit”, tha Jakupi dhe porositi që me ardhjen e LQSHI në pushtet të gjithë këto vendime do të anulohen si të pandershme, raporton Portali Ul.Info.
Ai foli për mosrealizimin e projekteve për hotelet “Galeb” dhe “Jadran”. “Këto projekte janë veç në letër, ndoshta për shekullin tjetër. Ne dëshirojmë të dimë kush e ka nënshkruar shembjen e tyre, sepse këtu ndoshta ka korrupsion”, tha Jakupi.
Sipas fjalëve të tija, është e turpshme që në këtë situatë për makinë të re të komunës të shpenzohen plotë 35 mijë euro.
“Ja pse është formuar grupimi i jonë politik”, përfundoi Jakupi.