Ndërtimet pa leje pas “Albatrosit” halli i komunës së Ulqinit
Policia komunale e Ulqinit ka dorëzuar padinë në Sekretariatin komunal për mbrojtjen e pasurisë dhe Inspeksionit republikan kundër N.N. personit. Ai, siç thuhet, pa leje ka hapur rrugën deri në tokën shtetërore, nëpër Pyllin e pishave, mu deri në breg të detit, në gjatësi prej rreth një kilometër dhe gjerësi e cila në disa vende shkon edhe deri në gjashtë metër, shkruan “Vijesti”, raporton Portali Ul.info.
Gazeta citon shefin Policisë komunale Saubih Mehmetin, i cili ka vërtetuar që padia është dorëzuar. “Investitori nuk ka leje, ka punuar në pronë komunale dhe ne i kemi bërë të gjitha çfarë është në kompetencën tonë. Tani duhet të veprojnë organet republikane”, tha ai.
Mehmeti shtoi se në momentin kur inspektorët dolën në terren në bazë të padisë nuk kishte punime, por në vendngjarje gjetën makinerinë ndërtuese.