Salih GÜZEL në vizitë zyrtare Ulqin
Vizite e shoqatës Iskit ne Ulqin
Sot në Ulqin qendruan në vizitë zyrtare perfaqesuesit e Shoqates Iskit (Shoqata e Stambollit për kulturë dhe arsim) të cilët janë donatorët e Medresesë së vajzave. Ata fillimisht vizituan punimet në perfundim e siper të Medresesë se vajzave ku u priten përzemersisht nga kryeimami i Ulqinit mr. Ali ef. Bardhi, kryetari i Keshillit te Bashkësisë islame Gazmend Dollaku, anëtarët e Keshillit të BI si dhe imamët e mytevelinjtë e xhamiave të komunës së Ulqinit. Para të pranishmëve foli kryetari i kësaj shoqate z. Salih Gyzel i cili foli për vizionin e shoqatës dhe planët për zhvillimin e projektëve me rëndesi në Mal të Zi dhe më gjerë në Ballkan.
Pas tij fjalën e mori nënkryetari i shoqatës z. Fejsal Atmaxha i cili foli për historikun e idese se Medresese ne Ulqin dhe realizimin e saj. Ne fund kryeimami Ali ef. Bardhi përshëndeti të pranishmit dhe i’u falënderua për përkrahjen e shoqatës në investimin e dobishëm në projekte të tilla në përgatitjen intelektuale dhe shpirtrore të brezave të rinj në qytetin tonë.
Delegacioni turk i cili gjithsejt përbënte 48 veta përgjithësisht nga fusha e biznesit, ndër të cilët edhe katër kandidatë për deputetë në parlamentin turk në zgjedhjët e këtij viti, vizituan komunën e Ulqinit ku së bashku me kryetarin e kësaj komune z. Fatmir Gjeka treguan vullnetin dhe vendosmerinë per investim në projekte të ndryshme në të mirë të qytetit të Ulqinit.
Në fund, Bashkësia islame në Ulqin shtroi drekë për mysafirët në Palata Venezia në Kalanë e Ulqinit.
Burimi: Islam-Ul