Klubi Futbollistik Karioke nga Podgorica finansohet nga Komuna Ulqinit
Komuna Ulqinit financon sportin e Podgoricës!
Sipas burimeve të Lajm.me, Komuna e Ulqinit është duke financuar klubin e futbollit FK Karioke nga Podgorica, raporton Portali Lajm.me.
Në periudhën e kaluar Komuna e Ulqinit i ka paguar shumën prej 2500 euro këtij klubit.
Fk Karioke është klub privat dhe fillimisht ka funksionuar si shkollë e futbollit për talentet e rinj të sportit nga Podgorica. Tani është i regjistruar si klub i futbollit dhe ka ndërtuar terrenin e vet për stervitje në Podgoricë. Ky klub është në pronësi të Zoran Mijoviq i cili njëkohesisht është trajneri i kombëtares malazeze të futbollit për femra.
Në momentin kur sportistët e Ulqinit apelojnë që sporti i Ulqinit është në gjendje të „vdekjes klinike“ dhe me mungesën e mjeteve financiare është në gjendje të vështire të funksionimit dhe në pamundësi të krijimit të talenteve të reja nga Ulqini, Komuna financon klubet sportive nga Podgorica!